Në mbledhjen e Komitetit, udhëheqësi i saj për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Eliot Engel ka folur rreth çështjeve të Ballkanit Perëndimor.
Në diskutimin e tij ka qenë edhe shteti i Kosovës, sipas Engel administrata e udhëheqhur nga Donald Trump me veprimet e saj ka kontribuar në rrëzimin e qeverisë të udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Engel ka përmendur kushtin e vendosur nga i dërguari special të ShBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi që Kosova të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe cicërimën e djalit të presidentit Trump se ShBA do t’i largoj trupat e saj nga Kosova.
“Për fat të keq me veprimet e administratës Trump kemi kontribuuar në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës jo shumë kohë më parë. I kemi thënë Kosovës se nuk mund të aplikojë bazën e reciprocitetin në tregti me Serbinë, që është parim themelor. Madje vendosëm edhe frena në ushtrinë mbrojtëse të vogël të Kosovës. Këto gjëra duhet të ndalin. E shpresoj që administrate e re e zgjedhur Biden të rregullojë këtë”, ka thënë Engel./zyrtare/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...