Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka filluar me procesin e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të gjashtë Prokurorive Themelore.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në web-faqen e KPK-së.
Për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, është konfirmuar si kandidat i vetëm prokurori Xhevdet Bislimi, ndërsa me një kandidat për kryeprokuror është edhe gara për Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të cilën pozitë po e synon ta mbaj kryeprokurori aktual, Shukri Jashari.
Për Prokurorinë Themelore në Mitrovicë është konfirmuar si kandidat prokurori Ismet Ujkani, ndërsa në Prokurorinë Themelore në Pejë në garë janë prokurorët Agim Kurmehaj, që është duke e ushtruar këtë pozitë dhe Sahide Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për Prokurorinë Themelore në Gjakovë në garë për pozitën e kryeprokurorit janë prokurorët Deshirë Jusaj, Ramiz Buzhala dhe Ardita Beqiraj.
Për Prokurorinë Themelore në Prizren në garë janë kryeprokurori i deritanishëm Admir Shala dhe prokurorët Ervehe Gashi dhe Musli Gashi.
Ndërsa për Prokurorinë Themelore në Gjilan, për pozitën e kryeprokurorit, janë konfirmuar si kandidatë prokurorët Arben Kadriu, Agron Uka, Afrim Shefkiu, Shqipdon Fazliu dhe Rabije Jakupi.
Ndryshe, të gjithë kandidatët që do zgjedhën si kryeprokurorë të prokurorive përkatëse do ta fillojnë punën nga 1 janari i vitit 2021.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit