Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shpalli aktgjykim dënues ndaj të miturit A.H i cili sipas propozimit për shqiptimin të burgimit për të mitur të Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 dhe me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësor, dhe administrimit të të gjitha provave, të miturin A.H. sipas propozimit të prokurorisë i shqiptoi dënim burgimi për të mitur në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim., raporto arbresh.info.
“I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5 vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5 vjeçares”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...