“Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk mund të ketë kontradikta bilaterale në BE. Është faji ynë që qeveria jonë me paturpësi u afrua me Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk reagoi ndaj mosrespektimit të Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë. Tani na u kujtua t’i tregojmë dhëmbët”, tha gjenerali Dimo Gjaurov, ish-drejtor i inteligjencës bullgare.
“Demokracia në Maqedoninë e Veriut nuk fitoi. Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme të bëhet anëtare e BE-së. Bullgaria nuk duhet të heqë dorë në asnjë mënyrë nga pozicionet e saj të njoftuara në muajin e fundit”, tha ai, duke shtuar se maqedonizmi filloi në vitet 1930.
Ai thotë se ishte gabim diplomatik të përmendje termi “gjuhë maqedonase”.
Sipas tij, është e rëndësishme të flitet për një aneks që duhet të miratohet nga të dy palët.
“Teksti duhet të përmbajë garanci për të ardhmen. Nëse e humbasim momentin tani, hapim mundësi për spekulime dhe shtrembërime të mëtejshme të historisë dhe identitetit tonë. Larja e zgjatur e trurit ka çuar në pozicionet aktuale të Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë shoqëria maqedonase”, komentoi gjenerali Gjaurov.
Ai thekson se Maqedonia është e rëndësishme si për evropianët edhe për Shtetet e Bashkuara, por nuk beson se dikush do të bëjë presion mbi Bullgarinë në lidhje me pozicionin e tyre ndaj vendit tonë./Telegrafi/
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...