Ky është Helmut Harff, gjeneral gjerman. Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.
Ky është debati që ai kishte me gjeneralin serb:
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Keni 30 minuta” , -tha gjenerali gjerman.
“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.
“Ky është një urdhër” , -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”.
Serbët u larguan.
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...