Sot, në Prishtinë u luajt ndeshja hapëse e javës së 16-të të Superligës në mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Pak raste dhe asnjë gol nga ky takim, që përfundoi 0-0 teksa të dy trajnerët duhet të pajtohen me fitimin e një pike.
Pas ndeshjes deklaratë për media dha edhe shefi i shtabit teknik të Prishtinës, Zekirija Ramadani.
“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, nuk duhet t’i bëjmë qefin vetes. Duhet të arrijmë objektivin, patjetër në çdo takim kërkojmë tre pikët. Patëm rastet e tona teksa humbëm penalltinë, por kjo ndodhë. Feronikeli nuk na lejoi të krijonim raste, pasi që kishin ardhur për barazim.
Ne nuk kënaqemi me asnjë rezultat tjetër pos fitores, por duhet të kthehemi pas disa ditësh për ndeshjen tjetër”
“Tek Leonit Abazi u vërejt lodhja që kishte teksa John shtrëngoi dhëmbët dhe vazhdoi edhe pse i lënduar, meritë e kundërshtarit është që nuk na lejoi të krijojmë” -përfundoi Ramadani.
Kjo ishte pika e 25-të sezonale në 15 ndeshje për Prishtinën.
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës