Një lajm të tillë nuk do ishte çudi që ta dëgjonim të ndodhte në Kosovë ose në ndonjë shtet të vogël, por jo edhe në Itali.
Një baba italian ka dërguar në prokurori dhe në FIGC(Federata Italiane e Futbollit) një letër përmes të cilës ai kërkon që t’i rikthehen parat që ia dha një skauti për ta dërguar djalin e tij në prova, transmeton Gazeta Olle.
Letrën e ka siguruar edhe mediumi i madh italian, Calcio Mercato.
“I nderuar prokuror, Kam paguar para tek një zbulues talentesh që më ka premtuar se do e dërgoj djalin tim në prova tek disa skuadra të Serie A. Tani, ai nuk më përgjigjet në telefon dhe më ka bllokuar numrin. Ai më mori parat dhe nuk e kreu punën e tij. Hera e fundit kur dëgjova nga ai ishte kur më tha se përshkak të Covid, provat nuk mund të bëheshin më dhe duhet të prisnim”
“Dua të më riktheni paratë ose do e padisë atë, a është e vërtetë që provat nuk mund të mbahen. Më jepni një përgjigjje ju lutem” – shkruhet në letrën e prindit të shqetësuar.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...