Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “në mes të pandemisë, OBRM-PDUKM me 500 amendamente përpiqet ta bllokojë miratimi e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtje shëndetësore”.
Ata shtojnë se kjo është fytyra e vërtetë johumane e OBRM-PDUKM-së dhe se vazhdimisht flasin për shëndetin e qytearëve dhe ka pengesa që nga fillimi i pandemisë.
“Në moment serioz të pandemisë kur shteti, institucionet, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë qytetarët luftojnë kundër coronavirusit, opozita e papërgjegjshme punon në dëm të qytetarëve. Tani me parashtrimin e amendamenteve absurde dhe bizare, ku pamundësohet puna nga larg e deputetëve që ndodhen në izolim si dhe bllokim të mbrojtjes shëndetësore, opozita përpiqet ta bëjë Kuvendin jofunksional”, thonë nga LSDM duke shtuar se 300 mijë qytetarë presin kartelat pagesore ndërsa kompanitë presin mbështetje financiare.
OBRM-PDUKM, sipas tyre, në Kuvend dhe jashtë saj bën bllokime dhe këto bllokime janë të dëmshme për shtetin.
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve