Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë sonte se vendimin për ta votuar pakon për rimëkëmbje, pas pranimit të masave të propozuara nga PDK-ja, e kanë marrë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira.
Ismaili ka thënë se propozimet e PDK-së të cilat janë pranuar dhe me të cilat pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike, e kanë pasuruar pakon dhe do t’u ndihmojnë edhe më shumë qytetarëve, siç është kompensimi i të hollave të të gjithë qytetarëve që kanë më pak së 10 mijë euro në trust, transmeton Arbresh.info.
“Vullneti jonë ka qenë që ta votojmë këtë pako për qeverisjen, jo për qeverinë. Pra, kemi qenë të preokupuar për qeverisjen me të cilën është ballafaquar populli. Ne kemi dashur një qeverisje më të mirë për popullin dhe, me këtë vendim, ne kemi dashur që t’u ndihmojmë atyre në këto kohë të vështira”, ka thënë Ismaili në RTV Dukagjini.
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...