Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me thirrje për qytetarët, që të kenë kujdes gjatë shit-blerjes së makinave.
Nga kjo ministri thonë se kohëve të fundit janë rritur mashtrimet gjatë shit-blerjes së makinave në territorin e të gjithë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për këtë arsye ju bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos nënshkruajnë marrëveshje për blerje të makinës, pa mos iu paguar paratë. Gjatë mashtrimeve, lidhen marrëveshje tek notari pa mos u bërë pagesa për makinën, më pas duke përdorur dëshmi të rrejshme bëhet shtyrje e pagesës”.
“Më pas mashtruesit shmangin çdo kontakt me të dëmtuarit, duke fituar kështu në mënyrë të paligjshme pasuri”, thonë nga MPB, duke shtuar se i marrin të gjitha masat për të zbuluar mashtruesit e denoncuar.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...