Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “në mes epidemie, në vend që të ketë buxhet më të lartë për shëndetësinë, ata parashohim më pak mjete për 5% në krahasim me këtë vit. Për këtë shkak shpenzimet joproduktive, për mobilje, automjete, ëmbëlsira dhe shampanjë mbeten të larta”.
Nga OBRM-PDUKM theksojnë se dja ka pasur 29 të vdekur dhe 1.069 të infektuar me çka sërish Maqedonia bëhet vend rekorder për nga numri i vdekjeve në një milion banorë.
“Qeveria nuk lëviz qerpikun për të ndryshuar dhe të parandalojë një gjenocid të tillë. Për këtë shkak, OBRM-PDUKM propozon amendamente në buxhetin e vitit 2021 ku sigurohen mjete falas për testim për qytetarët si dhe 50 automjete ambulancë për gjithë Maqedoninë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, funksionarët testohen menjëherë dhe shërohen, ndërsa populli pret me ditë për t’u testuar dhe me orë pret ndihmën e shpejtë.
“Kjo Qeveri refuzoi propozimin konstruktiv të OBRM-PDUKM-së. Për këtë shkak themi se kjo Qeveri e paaftë është rrezik si coronavirusi. Papërgjegjësia e tyre u kushton jetë dhe shëndet qytetarëve”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren