Që është njëra ndër këngëtaret ndërkombëtare me sukses të padiskutueshëm, është padyshim Dua Lipa.
Artistja e njohur kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, teksa edhe çmimet për të nuk kanë të ndalur, shkruan portali arbresh.info
Dua për momentin ka dy këngë në top listën e 10 këngëve më të mira të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Bëhet fjalë për këngën e saj solo “Levitating” dhe duetin me Miley Cyrus, “Prisoner”.
Për suksesin me këto dy këngë, ajo i falënderoi fansat përmes një postimi në Instagram, duke e quajtur “forca e femrës”, fakti që ajo dhe Miley po shënojnë suksese të tilla në top listat muzikore.
“Dy këngë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar! ‘Levitating’ dhe ‘Prisoner’. Faleminderit për gjithë dashurinë, fuqia e vajzave, le të shkojmë”, ka shkruar LIpa në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi me Mileyn.

Përpos këtij suksesi, theksojmë se Dua është nominuar në gjatë kategori, tre prej tyre më të rëndësishmet në “Grammy Awards 2021”. /arbresh.info/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...