Barometri i sigurisë, i bërë nga QKSS, për tri vjet radhazi, nxjerr Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë ‘Jug’, me besueshmërinë më të lartë.
Ditë më parë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është publikuar barometri kosovar i institucioneve të sigurisë për vitin 2020, ku sipas këtij publikimi, bazuar në pasqyrimet rajonale, rezulton se besueshmëria e qytetarëve për Policinë e Rajonit të Mitrovicës ‘Jugu’, vazhdon të jetë më e larta.
Sipas këtij barometri, anketimet e qytetarëve edhe këtë vit kanë nxjerrë Policinë Rajonale të Mitrovicë ‘Jug’, si rajonin që prin me besueshmërinë më të lartë nga të gjitha rajonet tjera. Kjo besueshmëri e qytetarëve është vazhdimësi e dëshmuar edhe në dy vitet paraprake 2018-2019, si rajoni më i besuar.
Një perceptim i tillë nga ana e qytetarëve, vije si rezultat i një fryme aktive policore, me qasje standarde me bazë në komunitet, e demonstruar me veprime konkrete në angazhim dhe integritet të lartë, etik e profesional të Policisë.
Indikatorët e kësaj besueshmërie shfaqin principet bazë e reale të një përkushtimi të vazhdueshëm të të gjithë zyrtarëve policorë në të gjitha nivelet strukturore mbi kompetencat e një Drejtorie Rajonale të Policisë sikur rajoni i Mitrovicës Jugu.
Duke vlerësuar barometrin e QKSS-së si një kontribut i rëndësishëm i pasqyrimit real të perceptimit qytetar ndaj institucionit të sigurisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jugu’, u është mirënjohës dhe falënderues të gjithë qytetarëve për besim e shprehur, ky perceptim do të jetë motiv shtesë dhe zotim për të vazhduar tutje drejt përmbushjes së synimeve të përbashkëta në ofrim të sigurisë.
Në bashkëngjitje gjeni linqet me pasqyrat grafike për vitet 2018, 2019, 2020, të publikuara nga QKSS./arbresh.info
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi