Sydney ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit. Qyteti australian regjistroi temperaturë minimale brenda natës prej 25.4 gradë celsius, ndërsa më pas gjatë ditës së sielë temperaturat shkuan deri në 40 gradë celsius, transmeton Express.
Shtetet e Victoria dhe Australia e Jugut gjithashtu raportuan rritje të temperaturave gjatë fundjavës.
“Nëntori ka qenë mjaft i pazakontë në shumë mënyra. Eshtë shumë e mundshme që të jetë një nga nëntorët tanë më të nxehtë të regjistruar”, tha Andrew Watkins, nga Byroja e Meteorologjisë, raporton BBC.
Fotografitë nga Sydney tregojnë një turmë të madhe njerëzish që kanë vërshuar nëpër plazhe.
Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që t’i respektojnë masat e distancimit social në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë