Feronikeli ka arkëtuar pikë të plota (2-0) përballë Trepçës ’89 në ndeshjen e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të me golin e Marko Simonovski të shënuar nga pika e bardhë dhe me epërsi minimale të vendasve skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar gjysma e dytë, vendasit e dyfishuan avantazhin. Ardian Muja shënoi autogol për rezultatin 2-0 për nikoqirët ./telegrafi/
Deri në mbyllje të sfidës nuk u shënuan gola të tjerë, ashtu që ekipi vendas arkëtoi pikë të plota në këtë takim.
Falë kësaj fitoreje, Feronikeli është ngritur në kuotën e 19-të pikëve dhe në pozitën e pestë në tabelë, kurse Trepça ’89 ka mbetur me 17 pikë në vend të tetë. /ARBRESH.INFO/
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra