Kombëtarja shqiptare e femrave ka fituar ndaj atyre të Qiprosë me rezultat të thëllë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian.
Kombëtarja e femrave zhvilloi sot (e premte) përballjen e radhës eliminatore të kampionatit Evropian, teksa u përball me Qipron në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.
Pa trajnerin Grima dhe tre futbolliste, të cilët rezultuan pozitivë me coronavirus, vajzat kuqezi u drejtuan nga Dritan Babamusta dhe arritën të fitojnë me rezultatin e thellë 4-0.
Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të nga ana e futbollistes së Mitrovicës, Suada Jashari, ndërsa goleada u kompletua në minutat e fundit, me golat e shënuar nga futbollistet e Vllaznisë, Megi Doçi e Luçie Gjini dhe sulmuesja e Karolinës së Veriut, Kristina Maksuti.
Shqipëri ?? 4-0 ?? Qipro
⚽️ #Jashari ’18
⚽️ #Doçi ’80 (p)
⚽️ #Gjini ’87
⚽️ #Maksuti ’90 +2
? “Loro Boriçi”
? #RTSH Sport#WomensEuro2022#KombëtarjaFemrave pic.twitter.com/YdHQJsjRmW— FSHF (@FSHForg) November 27, 2020
Kjo ishte fitorja e dytë në 7 ndeshje për vajzat kuqezi, që kanë grumbulluar vetëm 6 pikë, pasi 5 përballjet e tjera i kanë humbur.
Sfida e ardhshme do të jenë ajo ndaj Portugalisë në Lisbonë, vetëm pas pak ditësh.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...