Zyrtarë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për AA theksuan se asnjë nga kompanitë që punojnë për të zhvilluar vaksinën COVID-19 nuk ka aplikuar ende në EMA për miratimin e tregut.
Mbikëqyrësi i barnave i Bashkimit Evropian sot bëri të ditur se aplikimin e parë për miratimin e vaksinës kundër COVID-19 e pret deri në fund të këtij viti.
Zyrtarë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për AA theksuan se asnjë nga kompanitë që punojnë për të zhvilluar vaksinën kundër COVID-19 nuk ka aplikuar ende në EMA për miratimin e tregut.
EMA është duke kryer një proces të shpejtë vlerësimi në lidhje me vaksinat për të cilat po punojnë tre kompani, megjithëse nuk ka ende aplikime. Vaksinat janë vaksina e BioNTech dhe Pfizer “BNT162b2”, Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca “ChAdOx1-SARS-CoV-2” dhe “mRNA-1273” nga Moderna Biotech Spanjë.
Të gjitha të dhënat për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e një vaksine ose të një ilaçi duhet të sigurohen në fillim të procesit vlerësues nga EMA. Në situata emergjente, agjencia mund të fillojë vlerësimin duke përdorur informacionin e marrë nga studimet e vazhdueshme para se të paraqitet aplikimi zyrtar në mënyrë që të përshpejtojë procesin.
Në mënyrë që një ilaç ose vaksinë të vendoset në treg në BE, miratimi i Komisionit Evropian gjithashtu është i nevojshëm pas miratimit të EMA-s.
Prodhuesit e vaksinave pritet të aplikojnë për miratim zyrtar në EMA “shumë shpejt”. Prandaj, zyrtarët e EMA-së mendojnë se miratimi i parë mund të jepet para fundit të vitit.
BE-ja ka bërë marrëveshje për të blerë rreth 2 miliardë doza të vaksinës me gjashtë kompani që kanë kryer deri më tani studime “premtuese” të vaksinave.
BE-ja pritet të marrë 400 milionë doza vaksine nga AstraZeneca, 300 milionë nga Sanofi-GSK, 400 milionë nga Johnson & Johnson, 300 milionë nga Pfizer dhe BioNTech, 405 milionë nga CureVac dhe 160 milionë nga Moderna.
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...