Ministri francez i Tregtisë së Jashtme dhe Nxitjes Ekonomike, Frank Rister deklaroi sot se presidenti francez Emanuel Macron është shumë i interesuar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mund të pritet angazhim i mëtejshëm i Francës në çështjen e dialogut apo ndonjë tërheqje, Rister theksoi se presidenti francez mbështet dialogun dhe shtoi se është një pyetje të cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar, shkruan Gazeta Express.
Përveç kësaj, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ministri shtoi se Macron e ka mirëpritur angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën e saj evropiane.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua kësaj çështje, drejtuar ministrit Francez, teksa theksoi se kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën dhe se Macron po e diskutonte këtë temë edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
“Macron ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës” nënvizoi Vuçiw.
Ai kujtoi se Macron e ksihte organizuar Samitin e Parisit, që i kushtohej dialogut Kosovë-Serbi, dhe ku e pranishme ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. /Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...