Studime të shumta kanë folur për gratë gjatë seksit dhe frikën e tyre, por së fundmi ka dalë në dritë edhe se ku e kanë mendjen burrat kur bëjnë seks.
Mendimi stereotip i ngulitur se gratë janë ato që shqetësohen më shumë për pasigurinë mund të mos jetë plotësisht i vërtetë, sepse burrat, veçanërisht në momentet e ndërlikuara kur duhet të provojnë veten e tyre, nuk janë të imunizuar nga frika, transmeton portal arbresh.info
Edhe “Don Zhuanët” ose “mjeshtrit e zanatit” i nënshtrohen pasigurisë gjatë aktit seksual.
4 arsye pse seksi gjatë ciklit menstrual të bën mirë
Pyetja që mendojnë burrat gjatë seksit është nëse janë të ngathët, duke përfshirë kohë e aktit dhe mundësinë e shqetësimit të partnerës. Në momentin që partnerja jep dritën jeshile, ata ndjehen më të relaksuar.
Burrave nuk u intereson se si duken pasi heqin rrobat. E tëra që ata mendojnë është nëse ishin aktiv dhe të kënaqshëm në shtrat. Dilema të tilla në momentin e relaksimit krijojnë një presion shtesë psikologjik, i cili mund të ndikojë në performancën në një moment vendimtar.
Për të gjithë burrat, orgazma, pa marrë parasysh se çfarë ju tregojnë për këtë, është qëllimi i çdo marrëdhënie seksuale. Sidoqoftë, nxitimi drejt tij mund të pengohet nga shumë gjëra, dhe një nga arsyet e zakonshme është orgazma e partnerit, dmth shqetësimi nëse ajo do të arrijë kulmin./arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë