Vazhdon komunikimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, kështu deklaroi sot ministri i jashtëm Bujar Osmani, sipas të cilit për ne është e shumë e rëndësishme që në dhjetor të mbahet Konferenca ndërqeveritare.
Osmani nuk deshi të shpalos detaje rreth negociatave derisa ato nuk shndërrohen në zgjidhje.
“Marrëveshja është formulë e mjaftueshme ose është platformë e mjaftueshme për të dhënë rezultate e pritura, këto po tentojmë t`i formulojmë në ide të pranueshme të cilat po këmbehen mes dy palëve për të krijuar këtë mirëbesim”, tha Osmani
Mes tjerash theksoi se është humbur besimi në marrëveshjen dhe për këtë është mëse e nevojshme që të kthehet besimi.
“Ne nuk kemi plan “B” andaj edhe po bëjmë përpjekje që kjo të zgjidhet. Nuk ka proces më të vështirë se procesi i negociatave”, deklaroi Osmani.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...