Ish-drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu sot në Komsionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë ka konfirmuar blerjen e maskave, dorezave, barnave dhe thasëve të kufomave me çmim të shtrenjtë.
Sejdiu konfirmoi se SHSKUK ka blerë maska me çmim 0,016 euro, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në kohën e Arben Vitisë ka kontraktuar maska me çmim 0,56 euro dhe 8.00 euro.
“SHSKUK dorezat i ka blerë me cmim 0.02 euro, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i ka kontraktuar me ato me çmim 0,52 euro. Ndërsa, thasët për kufoma të blerë nga 8.00 euro zakonisht, janë kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë me çmim 27.50 euro.”, tha ai.
Sejdiu gjithashtu tha se produktet mjekësore, pë të cilat SHSKUK ka pasur kontrata valide ka qenë me e lehtë te porositen nga kontraktorët e brendshëm, se sa të bëhen blerje përmes ofertimeve duke bërë kështu duplikim joligjor të kontratave.
Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu bazuar në përvojën tij menaxheriale tha se kontraktimi i Ministrisë së Shēndetësisë për morfinë kishte shkeje të Ligjit për prokurorim, sepse sipas tij nuk mund të nënshkruhet kontratë me operatorë ekonomikë nëse nuk ka autorizim marketingu dhe leje të importit për produktin.
Dëshmia e Sejdiut në Komisionin Hetimor u ndërpre pasi mbledhjen e lëshuan dy deputetet e VV-së, Fatmire Kollçaku e Labintë Demi dhe deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni. /Arbresh.info/
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...