Covid-19 i merr jetën mjekut pneumolog doktor Ibrahim Kaziu njëkohësisht zv.drejtor i Spitalit Rajonal Dibër.
Megjithë përpjekjet dhe mbështetjen e madhe të kolegëve, doktori që ka shëruar me qindra pacientë me pneumoni nuk ja doli ta fitojë betejën e tij me Covid-19, raporton tch.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu u Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj, ku në një postim në Facebook shkruan:
“Mjaft i trishtë lajmi për ndarjen parakohe nga jeta të doktor Ibrahim Kaziut.
Dibra humbi mjekun profesionist e të përkushtuar, njeriun human, që u shërbeu me devotshmëri dibranëve deri në ditët e fundit.
I shpreh ngushëllimet e përzemërta familjarëve, të afërmve, kolegëve, miqve e gjithë dibranëve për ktë humbje të madhe!
Zoti të shpërbleftë me xhehnet mundin e sakrificën doktor Ibrahim Kaziu!
I paharruar!”
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...