Kreu i linjes ajrore “Quantas” në Australi deklaroi se kompania kanë plan të bëjë vaksinën kundër koronavirusit si kusht për hipjen në fluturimet ndërkombëtare.
Kompania ka parashikuar se kjo politikë do të bëhet si rregull në të gjithë botën, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë televizive me programin Australian të lajmeve Current Affair, Alan Joyce shpjegoi se kjo gjendje mund të mos jetë e nevojshme për udhëtimet ajrore të brendshme, por që është e nevojshme për fluturimet ndërkombëtare.
“Ne po konsiderojmë të ndryshojmë termat dhe kushtet tona për udhëtimet ndërkombëtare”, tha ai.

Vaksinimi i detyrueshëm ka të ngjarë të bëhet një realitet i ri për udhëtarët ndërkombëtarë nëpër botë, shtoi Joyce.
Joyce paralajmëroi më herët se udhëtimet ajrore nuk do të kthehen në nivelet para-pandemike derisa vaksina e koronavirusit të jetë në dispozicion gjerësisht.
Në tetor, ai paralajmëroi se “Quantas” do të rinovojë fluturimet për në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara vetëm kur vaksina të shfaqet në treg “duke pasur parasysh prezencën e virusit në masë në të dy vendet”.
Ideja e krijimit të një pasaporte Covid-19 do të lejojë njerëzit e vaksinuar që të udhëtojnë lirisht./arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...