Juventusi dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Bianconerët janë nikoqir të klubit nga Sardenja në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A, takim që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.
Ekipi i Andrea Pirlos vjen pas barazimit me Lazion dhe synon t’i kthehet fitores në kampionat për të mbetur në hap me kreun e tabelës.
Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të mirë me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë të marrin një rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime për dallim nga ndeshjet e fundit.
Pirlo ka vendosur të luajë me një formacion 4-4-2 klasik, ndërsa Gianluigi Buffon luan nga minuta e parë.
Juventus: Buffon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Kulusevski, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; Morata, Ronaldo
Cagliari: Cragno; Pisacane, Klavan, Walukiewicz, Tripaldelli; Marin, Rog; Zappa, Joao Pedro, Ounas; Simeone
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...