Jeta Statovci, këshilltarja për Politika Shëndetësore e Vjosa Osmanit, u.d. të presidentes dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, ka dalë pozitivë me COVID-19.
Ajo këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se ka qenë rast kontakti.
“Siç duket COVID-19 nuk me kurseu as mua. Pas testimit si rast kontakti, sapo u njoftova nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv. Fatmirësisht, deri tani me simptoma të lehta. Kjo valë ka prekur kryesisht grupmoshat e reja, sikurse në rastin tim”, ka shkruar Statovci./Arbresh.info/

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...