Kombëtarja e Belgjikës, Francës, Italisë dhe Spanjës do të garojnë në edicionin e dytë të finaleve të Ligës së Kombeve UEFA.
Të mërkurën mbrëma janë mësuar emrat e katër finalistëve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, me katër kombëtare të forta që kanë fituar grupet e Ligës A.
Grupi 1 u fitua nga Italia, pasi Azurrët mbyllen grupin me 12 pikë apo një më shumë se Holanda e dytë, ndërsa në vend të tretë dhe katërt përfunduan Polonia dhe Bosnje dhe Hercegovina.
Në Grupin 2 fitues ishte Belgjika me 15 pikë, duke lënë pas vetes Danimarkën dhe Anglinë me nga dhjetë pikë dhe Islandën në vend të katërt me zero pikë.
Grupi 3 u fitua nga Franca me 16 pikë, ndërsa pas tyre përfundoi Portugalia me dyta me 13 pikë dhe Kroacia e Suedia me nga tri pikë në pozitat tre dhe katër.
Grupi 4 apo i fundit i Ligës A u fitua nga Spanja me 11 pikë, duke lënë pas Gjermaninë me nëntë pikë, Ukrainën me 6 pikë dhe Zvicrën me 3 pikë në vendin e katërt.
Në parim, fituesi i Grupit A1 (Italia) do të emërohet si nikoqir i finales. Emërimi zyrtar i nikoqirit do të konfirmohet në takimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 3 dhjetor, pasuar nga shorti i çifteve gjysmëfinale dhe finale. /Telegrafi/
???#NationsLeague https://t.co/gR6Np4LMLR pic.twitter.com/8ujJU37unc
— UEFA Nations League (@EURO2020) November 18, 2020
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...