Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një udhëzimi administrativ ka vendosur edhe mbajtjen e dorëzave në disa raste, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
“Kryesuesi dhe anëtarët e KVV-së para fillimit të procesit të numërimit duhet të bëjnë dezinfektimin e duarve dhe t’i vendosin dorëzat mbrojtëse, maskat dhe t’i mbajnë ato deri në fund të procesit të numërimit”, thuhet në udhëzim, shkruan arbresh.info.
Sipas këtij dokumenti, pas përfundimit të numërimit dhe procesit të paketimit të materialeve zgjedhore kryesuesi dhe anëtarët e KVV-së duhet t’i largojnë dorëzat mbrojtëse, t’i hedhin në një qese të zezë, e cila duhet të mbyllet me shirit ngjitës dhe të bëjnë dezinfektimin e duarve.
“Edhe stafi për bartjen e materialeve të paketuara nga vendvotimi në mjetin transportues, duhet t’i vendosin dorëzat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse”, thuhet në udhëzim.
Në Udhëzimin për masat mbrojtëse për parandalimin e infektimit me Covid-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve parashihen edhe një varg masash të tjera ku përfshihet bartja e maskës, pajisja me dezinfektues dhe mbajtja e distancës.
Ish- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat janë caktuar që të mbahen më 29 nëntor./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...