Testimi i detyrueshëm për Covid-19, te grupet e qytetarëve me rrezik të lartë ka filluar në Hong Kong.
Sipas autoriteteve, ata që refuzojën testimin mund të dënohen deri në gjashtë muaj burg, transmeton portal arbresh.info
Ekziston një shkallëzim në ndëshkime, kështu që shmangia e testimit fillestar dënohet me një gjobë prej rreth 257 dollarësh. Çdo refuzim pasues i testimit mund të rezultojë në një gjobë prej më shumë se 3,000 dollarë ose një dënim me gjashtë muaj burg.
Qeveria ka njoftuar për masat e reja që duhet të shërbejnë për të ulur numrin e të të infektuarve, pasi sipas autoriteteve, Hong Kong-u është duke e kaluar fazën e katërt të pandemisë.
Tahiri: Bota mendjen tek pandemia, Serbia e Vuçiqit tek lufta
Sipas rregullave të reja, mjekët do të jenë në gjendje të kërkojnë që të testohen pacientët që kanë simptoma të sëmundjes. Masa është pasojë e rritjes së numrit të rasteve të importuara të infeksionit koronavirus, si dhe përhapjes lokale midis njerëzve që janë të lidhur epidemiologjikisht.
Baret, klubet dhe restorantet do të duhet të zvogëlojnë kapacitetin e shfrytëzimit nga 75 në 50 përqind dhe nuk do të jenë në gjendje të punojnë pas mesnatës.
Një maksimum prej dy personash do të jenë në gjendje të jenë në një tryezë në bare dhe klube, dhe katër në restorante.
Turistët që vijnë në Hong Kong, por nuk arrijnë nga Kina, Makau ose Tajvani, do të duhet të kalojnë dy javë në karantinë në hotel./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1