Profesori universitar, Riza Smaka thotë se është koha që presidentin ta zgjedhë populli.
Por, aktualisht sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson një gjë të tillë.
Sipas Smakës, meqë kjo është e pamundshme, partitë politike nuk duhet të imponojnë emra për postin e presidentit.
“Do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme që jo vetëm PDK-ja po asnjë parti mos të imponojë emrin e Presidentit. Do të duhej që kandidati apo kandidatja të jetë me integritet, dhe i/e duhur”, është shprehur Smaka për arbresh.info.
Edhe Smaka vë në pah rolin dhe ndikimin e PDK-së në këtë moment ani pse në krye të saj nuk gjendet kryetari, Kadri Veseli.
“PDK është pashmangshëm subjekt me influencë dhe që votat e tyre janë relevante për të vendos për tri çështjet si për President, si për zgjedhje si për qëndrimin e Qeverisë. Zgjedhja më e mirë do të ishte që Presidentin ta përzgjedhte populli. Tash për tash zgjidhja është e mbyllur që praktikisht e mundëson zgjedhjen nga koalicioni që ka vota”./arbresh.info/
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...