Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi një manovër dinake elektorale të Rilindjes marrëveshjen mes qeverisë dhe 870 naftëtarëve të Ballshit për t’u dhënë për një vit nga 40 mijë lekë ndihmë ekonomike.
Ai u bëri thirrje naftëtarëve që t’i marrin paratë, por të mos gënjehen nga kocka që u hodhi qeveria dhe të luftojnë me vendosmëri e deri në fund politikanët dhe qeveritarët e korruptuar të Shqipërisë.
Reagimi i Kokëdhimës
Marrëveshja mes qeverisë dhe 870 naftëtarëve të Ballshit për t’u dhënë për një vit nga 40 mijë lekë ndihmë ekonomike, është një manovër dinake elektorale e Rilindjes.
Naftëtarët le t’i marrin paratë, sepse janë gjaku dhe djersa e tyre dhe me to duhen paguar borxhet e bukës së përditshme në defterët e dyqaneve, por ajo është një kockë që u jepet për t’u marrë votat, si më parë.
Sjellja e qeverive ndaj naftës dhe qindra njerëzve që e kanë lidhur jetën me të është kriminale. Ato lejuan që dhjetra milionë euro të zhduken në xhepat e klientëve të tyre, rafineria të mos punojë, nafta bruto të shitet për dy lekë, ndërsa specialistët dhe punëtorët të detyrohen të bëjnë protesta dhe greva urie për të marrë pagat e punës së papaguar.
Rama ua tha në sy që nuk e di se ç’do të ndodhë pas një viti me ta, as se kur do të rindizet rafineria, ndaj u them naftëtarëve që të mos gënjehen nga kocka që u hodhi qeveria, por të luftojnë me vendosmëri e deri në fund politikanët dhe qeveritarët e korruptuar të Shqiipërisë.
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës