Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madrid si një lojtar i lirë në fund të sezonit, me Juventus, PSG, Manchester United dhe City që janë vënë në lëvizje për transferimin e tij.
Mbrojtësi spanjoll ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit.
Ramos raportohet të jetë i pakënaqur me trajtimin e klubit, me Perez që dëshiron qëndrimin e tij, edhe pse 34 vjeçari po mendon seriozisht largimin nga klubi.
Real Madrid i ka ofruar Ramosit kontratë dy vjeçare me ulje të pagës prej 20 për qind nga ajo aktualja, por Ramos nuk dëshiron të pranojë një gjë të tillë.
El Chiringuito raporton se mundësitë për largimin e Ramos nga Real Madrid janë 80 për qind.
Top skuadra nga Evropa si Juventus, PSG, Manchester United dhe City janë vënë në lëvizje për transferimin e tij./lajmi.net/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin