Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupëve të ndryshëm, të dëmshëm në kurimin e kollës tek të rinjtë nën moshën 18 vjeç dhe fëmijët.
“The Telegraph” njofton se studiuesit theksuan që përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata, ndihmon në heqjen e kollës. Pasi të testohet për dobinë e tij, do të hidhet në treg në trajtë ilaçi.
Në studimin e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën u vërtetua se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata ndihmon në heqjen e kollës. Duke pohuar se lënda “teobromin” është më efektive se shurupët në heqjen e gërvishtjes së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se lënda “codeine”, e gjendur në shurupët e kollës, është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Specialistët deklarojnë se vetëm një copë çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës, por ato pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...