Joe Gomez i është nënshtruar me sukses një operimi pas lëndimit të pësuar në grumbullim te Kombëtarja e Anglisë.
Është skuadra e Liverpoolit që ka njoftuar operimin e suksesshëm të mbrojtësit të tyre.
Gomez të mërkurën në grumbullim te Anglia, pësoi një lëndim në gju gjatë seancës stërvitore.
Operimi për të riparuar këtë lëndim është zhvilluar me sukses të enjten në Londër.
Liverpool nuk cek kohën e saktë të mungesës së tij, por thekson se do të mbetet jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit 2020/2021./lajmi.net/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...