Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se më vonë këtë javë do të udhëtojë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Departamentin e Shtetit, Pompeo njoftoi se të premten do të udhëtojë për në Francë, Turqi, Gjeorgji, Izrael, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.
“Bisedat do të ndryshojnë dukshëm në secilin vend, shumë gjëra të ndryshme për të mbuluar, por unë jam i sigurt se shumë prej tyre do të përqendrohen në përpjekjet historike të kësaj administrate për të krijuar paqen dhe bashkëpunimin në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Pompeo.
Vizita vjen pasi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve Joe Biden mposhti presidentin Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Trump është zotuar se do të zhvillojë një luftë ligjore kundër rezultateve dhe ka kërkuar rinumërimin e votave.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...