Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se VV’ja duhet ta bëjë një qeveri më të gjerë.
“Unë i përkas mendimit që ta kemi një Qeveri më të gjerë. Jo një qeveri të ngushtë e vec vet. Unë mendoj se duhet me qenë më e gjerë dhe le të themi në të gjitha proceset që i kemi përpara, duke filluar nga Gjykata Speciale, t’i përballim ma lehtë”, është shprehur Konjufca.
Sipas Konjufcës, në një qeveri teknike vjedhjet sikur skandali i Thesarit do të ndodhin më shpesh.
“Nëse krijohet një qeveri nga të gjitha partitë (pa VV’në), vjedhjet sikur ajo e Thesarit do të ndodhin më shpesh”, tha ai te DPT te Fidani në T7.
“Tash po i shohim skandalet çdo dy apo tre ditë. Kemi skandale të një pas njëshme. Por do të shtoheshin edhe më shumë. Kjo pasi këto parti janë të njëjtat që kanë sjellë Kosovën në këtë situatë me skandalet e tyre të njëpasnjëshme që 20 vite”, shtoi ai.
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...