Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do të mbajë takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.
Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima dhe 730 raste të reja me coronavirus, pas marrjes së 1,794 mostrave./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit