Nga sot hyn në fuqi dekreti i ndalimit të dënimit fizik për fëmijët.
Nga sot në Skoci prindërve u ndalohet të qëllojnë me shuplakë fëmijët e tyre apo çdo fëmijë tjetër, pas ligjit që heq të drejtën edhe për atë që më parë njihej si “dënimi i arsyeshëm”, për bijtë ose bijat.
Mediat britanike thonë se Uellsi do të ndjekë shpejt shembullin e Skocisë duke aprovuar masën në 2022.
Një zëdhënës i qeverisë skoceze në Edinburg tha: “Kjo do të thotë se të gjitha format e dënimit trupor në lidhje me fëmijët e familjes, janë ilegale tashmë në Skoci pasi fëmijët do të kenë të njëjtën mbrojtje si të rriturit në lidhje me agresionet.”
Ndryshimi i ligjit i aplikohet të gjitha formave të ‘disiplinimit’ fizik pas 7 nëntorit.
Deri sot ligji në Skoci parashikonte që prindërit mund të përdornin si justifikim “dënimin e arsyeshëm” për ndëshkimet ndaj të vegjëlve./ts/
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...