Stefano Pioli ka thënë se “kritikat dhe lëvdimet gjithmonë janë të tepruara në futboll” pas humbjes së parë të Milanit, por ata janë gati për të luftuar për të fituar kundër Veronës
Ndeshja kundër Veronës pritet të luhet nesër në orën 20:45.
Kuqezinjtë pësuan humbjen e parë në këtë sezon, e para që para izolimit në mars, ku u mposhtën nga Lille në Europa Ligë të enjten në mbrëmje.
“Ne e ulëm nivelin e paraqitjes kundër një kundërshtari të gabuar, kështu që tani duhet të rikthehemi duke filluar nga nesër”, tha trajneri në konferencën për shtyp.
“Ne ende kemi frymë pozitive, por gabuam shumë në pasimet tona. Duhet të jemi më të mirë nesër, kjo është një mundësi e mirë për ta provuar se ende jemi në nivelin që kemi qenë”.
“Kritikat dshe lavdëruar gjithmonë janë të tepruara në futboll, kështu që nuk jam shumë i shqetësuar për Alessio Romagnoli, Theo Hernandez apo prurjet e reja. Problemi i jonë kundër Lille ishte se nuk ishim të mirë mjaftuarshëm, nuk i lexuam hapësirat që ata lanë për ne, por tani mund t’i analizojmë dhe të mesojmë nga to”. /GazetaExpress/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1