Marzha e Joe Biden mbi Donald Trump në Arizona është zvogëluar që nga dje.
Ai tani po udhëheq ndaj Trump në këtë shtet me 43,570, parashikon BBC, që është më poshtë se nga ajo e mëparshmja prej 47 mijë vota, transmeton portali arbresh.info
Qarku Maricopa, qarku më i madh i shtetit i cili ende numëron votat, sapo ka raportuar se gati dy milion vota u hodhën atje, që përfaqësojnë gati 75% të banorëve të qarkut.
Maricopa raporton se atyre u mbetet akoma rreth 142,000 fletë votimi për të numëruar.
Organizata të tjera të lajmeve kanë projektuar tashmë një fitore në Arizona për Biden, por BBC e konsideron ende shumë herët për të projektuar./arbresh.info/
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...
Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kë...