Barcelona është e gatshme të lerë pesë lojtarë të largohen në afatin kalimtar të janarit, me francezin Ousmane Dembele në mesin e tyre si emër i madh.
Gjigantët katalunas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Koeman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij në afatin e dimrit.
Koeman është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Dembele pritet t’i tregohet dera e daljes së bashku me Junior Firpo, Samuel Umtiti, Carles Alena dhe Martin Braithwaite.
Dembele u bashkua me Barcelonën nga Borussia Dortmund në 2017 dhe nuk ka arritur të shpaguajë çmimin e tij prej 105 milionë euro, pasi edhe ka qenë i penalizuar nga lëndimet.
Ashtu si Dembele, shoku i ekipit ndërkombëtar Umtiti ka pësuar një numër dëmtimesh dhe ka mbetur nën hije të Clement Lenglet.
Firpo nuk po arrin ta gjej veten dhe vendin e titullarit që kur u bashkua nga Real Betisi, ndërsa Alena është i ardhur nga akademia ‘La Masia’, por nuk ka arritur ta bëjë kapërcimin e nivelit.
Braithwaite ishte një nënshkrim shokues nga Leganes në afatin e fundit të janarit pas dëmtimit në numrin e nëntë, Luis Suarez.
Të pesë lojtarët nuk janë parë si pjesë thelbësore e skuadrës së Koeman dhe klubi është i gatshëm të lejoj largimin për të fituar të holla.
Barca raportoi humbje prej 88 milionë funte në raportin e tyre më të fundit financiar dhe ende ka nevojë për të negociuar pagesa me yjet e ekipit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit