Ish-përfaqësuesi politik i ashkalinjve të Kosovës i cili kishte qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Sabit Rrahmani, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë nën betim se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime ndaj ashkalinjëve.
“Un Sabit Rrahmani si ish-përfaqësues politik i Ashkalinjëve deklaroj nën betim që UÇK-ja, nuk ka kryer krime kundër komunitetit ASHKALI. Jam ne gjendje te deshmoj si deshmitar ne favor te UQK-së, nuk ka krime te kryera ndaj Ashkalinjëve”, ka shkruar Rrahmani në një mesazh dërguar Gazetës Express.
Ky reagim i Rrahmanit ka ardhur pas publikimit të aktakuzës nga Haga kundër Thaçit, Veselit, në të cilën pretendohet se gjatë luftës janë vrarë edhe persona të komuniteteve jo-shqiptare, përfshirë komunitetin Rom./Arbresh.info/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...