Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për operacionin në shtëpinë e Jakup Krasniqit

08:25 | 4 Nëntor 2020
V. S.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.

Nddryshe, forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë./arbresh.info/

EULEX-i në shtëpinë e Jakup Krasniqit