Fundjavë e suksesshme për mbi 100 futbollistë shqiptarë në botë (Video)

16:03 | 5 Nëntor 2015
Arbresh Info

Fundjava që e lamë pas ishte një fundjavë e suksesshme për futbollistët shqiptarë në botë.

Portali arbresh.info ju sjell përmbledhjen e përjavshme të futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Në këtë përmbledhje ekskluzive dhe tepër të gjerë janë të përfshirë mbi 100 futbollistë shqiptarë që luajnë në ekipe të ndryshme në botë. Lista e këtyre futbollistëve do të rritet javëve ne vazhdim dhe adhuruesit shqiptarë të futbollit do të kenë mundësi të informohen për ecurinë e këtyre futbollistëve në ekipet e tyre.

Kush ka shënuar gol? Kush u aktivizua e kush jo? Në cilën pozitë gjenden ekipet e tyre? Cilat janë statistikat e këtyre lojtarëve në këtë sezonë? Këto dhe shumëçka tjetër mund ti zbuloni më poshtë në këtë përmbledhje ekskluzive që ju sjellë portali arbresh.info.

Angli: Superligë (Premier League)

Newcastle 0-0 Stoke City
Pjesë e Stoke City është Xherdan Shaqiri i cili luajti në këtë takim deri në minutën e 90-të.
-Xherdan Shaqiri i ka 24 vjet dhe luan si mesfushor. Xherdani sivjet për Stoke City në Premier Ligë i ka 8 paraqitje dhe nuk ka shënuar asnjë golë, ndërsa për kup Xherdani i ka 2 paraqitje në të cilat ka shënuar 1 gol.
Xherdani është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe në kualifikimet për Euro 2016 ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Stoke City renditet në vendin e 14-të të Premier Ligës angleze me 13 pikë të tubuara, 12 pikë më pak se sa lideri Manchester City që ka 25 pikë.

Watford 2-0 West Ham
Pjesë e Watford është Valon Behrami i cili u aktivizua në këtë takim në minutën e 76-të.
-Valon Behrami i ka 30 vjet dhe luan si mesfushor. Valoni sivjet për Watford në Premier League i ka 7 paraqitje dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Valoni gjithashtu është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës
dhe në kualifikimet për Euro 2016 ka luajtur në 7 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Watford renditet në vendin e 11-të të Premier Ligës Angleze me 16 pikë të tubuara, 4 pikë më shumë se Stoke city e Xherdan Shaqirit dhe 9 pikë më pak se lideri Manchester City i Bersant Celinës që ka 25 pikë.

Angli:Liga e parë (Championship)

Burnley 2-1 Huddersfield
Pjesë e Huddersfield është Florent Bojaj i cili në këtë takim u aktivizua në minutat e fundit të takimit.
-Florent Bojaj i ka 24 19 vjet dhe luan si sulmues. Florenti sivjet për Huddersfield në Championship i ka 3 paraqitje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Huddersfield renditet në vendin e 16-të të Championship ligës me 14 pikë të tubuara, 16 më pak se sa lideri Brighton që ka 30 pikë.
Sheffield Wed 1-0 Nottingham
Pjesë e Sheffield Wed është Atdhe Nuhiu i cili në këtë takim u aktivizua deri në minutën e 86-të të takimit.
-Atdhe Nuhiu i ka 26 vjet dhe luan si sulmues. Atdheu sivjet për Sheffield Wed në Championship ligën i ka 13 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa për kupë i ka 2 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.

Sheffield Wed renditet në vendin e 8-të me 23 pikë të tubuara, 7 pikë më pak se sa lideri Brighton që i ka 30 pikë.

Australi: Superligë (A-League)

Melbourne Victory 3-0 Wellington Phoenix
Pjesë e Melbourne Victory është Besart Berisha i cili u aktivizua në këtë takim deri në minutën e 76-të dhe shënoi 2 gola(min 10′,61′).
-Besart Berisha i ka 30 vjet dhe luan si sulmues. Besarti në këtë fillim sezonë i ka 4 ndeshje të zhvilluara dhe 3 gola të shënuar ndërsa për kup ka luajtur në 4 takime dhe ka shënuar 4 gola. Besarti është pjesë e kombëtares shqiptare por për shkak të largësisë së madhe nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2010.

Melbourne Victory renditet në vendin e 4-të të A-League me 7 pikë të tubuara, 3 pikë më pak se lideri Sydney FC që ka 10 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=5wXKZYsMp8k

Austri: Superligë (Tipico Bundesliga)

Altach 1-0 Salzburg
Pjesë e Salzburg është Valon Berisha i cili luajti në këtë takim deri në minutën e 81-të.
Valon Berisha i ka 22 vjet dhe luan si mesfushor. Valoni sivjet për Salzburg në Tipico Bundesliga i ka 13-të paraqitje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa për kupë e ka 1 paraqitje dhe 1 gol të shënuar. Valoni është pjesë e përfaqësueses U21 dhe asaj të seniorëve të Norvegjisë. Për U21 Valon Berisha ka 14-të ndeshje të zhvilluara dhe 4 gola të shënuar, ndërsa për seniorët i ka 12-të ndeshje të zhvilluara.

Salzburg renditet në vendin e 2-të të Tipico Bundesliga me 27 pikë të tubuara, 3 pikë më pak se sa lideri Austria Vienna që ka 30 pikë.
Ried 1-1 Admira
Pjesë e Admiras është Eldis Bajrami i cili në këtë takim luajti deri në minutën e 59-të të takimit.
Eldis Bajrami është nga Maqedonia dhe i ka 22 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit të djathtë. Eldisi në këtë sezonë për Admira në Tipico Bundesliga i ka 12 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa për kupë ka një ndeshje të zhvilluar dhe një gol të shënuar.

Admira renditet në vendin e 4-të me 22 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se sa Salzburgu i Valon Berishës dhe 8 pikë më pak se sa lideri Austria Vienna që ka 30 pikë.

Austri: Liga Regjionale (Regionalliga)

Florian 1-0 SC Weiz
Pjesë e Florian është Rexhë Bytyçi i cili luajti gjatë tërë takimit dhe ka shënuar golin e vetëm në këtë takim (min 90+3′).
-Rexhë Bytyçi i ka 28 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Rexha në këtë sezonë për Florian në Regionalliga i ka 5 ndeshje të zhvilluara dhe 9 gola të shënuar. Rexhë Bytyçi ka luajtur në ekipe të ndryshme austriake por edhe në ato spanjolle.

Florain renditet në vendin e 4-të me 26 pikë të tubuara, 9 më pak se sa lideri BW Linz me 35 pikë.

Belgjikë: Superligë (Jupiler League)

Genk 0-2 Lokeren
Pjesë e Lokeren është Besart Abdurahimi i cili në këtë ndeshje ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Besart Abdurahimi është nga Maqedonia dhe i ka 25 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Besarti në këtë sezonë për Lokeren në Jupiler League është paraqitur 5 herë, ndërsa për kup ka një ndeshje të zhvilluar dhe një gol të shënuar. Besarti sezonën e kaluar kishte luajtur në 23 ndeshje dhe kishte shënuar 5 gola.

Lokeren renditet në vendin e 12-të të Jupiler League me 14 pikë të tubuara, 16 pikë më pak se sa lideri Gent që ka 30 pikë.

Belgjikë: Liga e parë (Proximus League)

Patro Eisden 0-0 ASV Geel
Pjesë e ASV Geel është Albian Mustafa Muzaqi që në këtë takim u inkuadrua në minutën e 71-të të takimit.
-Albian Mustafa Muzaqi është shqiptar nga Holanda dhe i ka 20 vjet ndërsa luan në pozitën e sulmuesit. Albiani në këtë sezonë për ASV Geel në Proximus League është paraqitur 6 herë. Ajo çfarë e bënë të veçantë këtë sulmues është se si menaxher e ka Mino Raiolan i cili është menaxher i shumë yjeve të futbollit botëror siç janë Zlatan Ibrahimoviç, Paul Pogba, Mario Balotelli etj.

ASV Geel renditet në vendin e 14-të të Proximus League me 10 pikë të tubuara, 19 pikë më pak se sa lideri Tubize që ka 29 pikë.

Coxyde 2-2 Deinze
Pjesë e Deinze është Donjet Shkodra i cili në këtë takim luajti deri në minutën e 77-të të takimit.
-Donjet Shkodra ka lindur në Prishtinë dhe i ka 26 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Donjeti në këtë sezonë për Deinze në Proximus League i ka 9 ndeshje të zhvilluara dhe 2 gola të shënuar.

Deinze renditet në vendin e 11-të të Proximus League me 14 pikë të tubuara, 15 pikë më pak se sa lideri Tubize që i ka 29 pikë.

Bullgari: Superligë (A PFG)

Montana 0-2 Levski
Pjesë e Montana është Albi Dosti i cili në këtë takim u inkuadrua në minutën e 62-të të takimit.
-Albi Dosti ka ardhur nga Kukësi dhe i ka 24 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Albi në këtë sezonë për Montana në APFG ligë i ka 10 ndeshje të zhvilluara. Albi më herët ka qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Shqipërisë.

Montana renditet në vendin e parafundit, përkatësishtë vendin e 9-të A PFG ligës me 12 pikë të tubuara, 16 pikë më pak se sa lideri Levski që ka 28 pikë.

Danimarkë: Superligë (Superliga)

Odense 2-5 Brondby
Pjesë e Brondby është Riza Durmishi i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Riza Durmishi i ka 21 vjet dhe luan në pozitën e mbrojtësit. Durmishi në këtë sezonë për Brondby në Superligë i ka 12-të paraqitje ndërsa ne Europa Ligë i ka 7 paraqitje. Durmishi është pjesë e përfaqësueses të Danimarkës që nga U17, ndërsa me skuadrën seniore për kualifikimet e Euro 2016 i ka 3 paraqitje përfshirë edhe atë kundër kombëtares shqiptare.

Brondby renditet në vendin e 3-të të Superligës me 24 pikë të tubuara, 6 pikë më pak se FC Copenhagen që ka 30 pikë.

Finlandë: Superligë (Veikkausliiga)

KTP 2-3 PK-35 Vantaa
Ndeshja ndërmjet këtyre dy ekipeve ishte ndeshje që KTP-së në rast fitoreje i siguronte qëndrimin në Superligë ndërsa PK-35 Vantaas i siguronte inkuadrimin nga Liga e Dytë në Superligë. Edhe pse si vendas PK-35 Vantaa kishte barazuar me rezultat 0me0, si mysafirë shënoi fitore me rezultat 2me3 dhe me këtë fitore inkuadrohet në Superligë.
PK-35 Vantaa udhëhiqet nga trajneri shqiptar Shefki Kuqi dhe ka për lojtarë Albert Kuqi, Daut Kuqi, Ymer Xhaferi dhe Altim Ademaj. Ymeri ka luajtur gjatë tërë takimit kurse Alberti është inkuadruar në lojë në minutën e 78-të të takimit, ndërsa Dauti dhe Altimi qëndruan në bankën rezervë.
-Ymer Xhaferi i ka 29 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Në ligën e dytë të Finlandës Ymeri në 26 ndeshje të luajtura ka shënuar 3 gola. Në Belgjikë ka ardhur në vitin 2011 nga Renova e Maqedonisë.
-Albert Kuqi me pasaportë finlandeze i ka 23 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Në ligën e dytë të Finlandës Alberti ka luajtur në 14 ndeshje por nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa për kupë në një ndeshje të luajtur ka shënuar 2 gola.
-Daut Kuqi edhe ky me pasaport finlandeze i ka 25 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Në ligën e dytë të Finlandës ka luajtur në 8-të ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
-Altim Ademaj luan në pozitën e mbrojtësit dhe ka 6 ndeshje të zhvilluara në ligën e dytë dhe një ndeshje të zhvilluar për kupë.

Francë: Superligë ( Ligue 1)

Nantes 0-1 Marseille
Pjesë e Nantes janë Lorik Cana i cili ka luajtur gjatë tërë takimit dhe Emir Lenjani që ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare në lojë.
-Lorik Cana i ka 32 vjet dhe luan në pozitën e mbrojtësit. Loriku në këtë sezonë për Nantes në Ligue 1 ka luajtur në 6 ndeshje. Është pjesë e kombëtares shqiptare me të cilën ka luajtur për kualifikimet e Euro 2016 në 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.
-Emir Lenjani i ka 26 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Emiri në këtë sezonë për Nantes në Ligue 1 ka luajtur në 5 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Edhe Emiri është pjesë e kombëtares shqiptare që në kualifikimet për Euro 2016 ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Nantes renditet në vendin e 10-të të Ligue 1 me 16 pikë të tubuara, 16 pikë më pak se sa lideri Paris SG që ka 32 pikë.

Gjermani: Superligë ( Bundesliga)

Hertha Berlin 1-4 Borusia Monchengladbach
Pjesë e Monchengladbach është Granit Xhaka i cili luajti gjatë tërë takimit shënoi gol nga penalltia (min 54′).
-Granit Xhaka i ka 23 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Graniti në këtë sezonë për Monchengladbach në Bundesligë është paraqitur në 10 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Graniti është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe ka luajtur në 8 ndeshje për kualifikimet e Euro 2016 dhe ka shënuar 1 gol.

Monchengladbach renditet në vendin e 5-të të Bundesligës me 18 pikë të tubuara, 13 pikë më pak se sa lideri Bayern Munchen që ka 31 pikë.

Werder Bremen 1-3 Borusia Dortmund
Pjesë e Borusia Dortmund është Adnan Januzaj i cili në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Adnan Januzaj i ka 20 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Adnani për Dortmundin në Bundesligë këtë sezonë është paraqitur 5 herë. Është pjesë e përfaqësueses së Belgjikës dhe në kualifikimet për Euro 2016 ka luajtur vetëm në një ndeshje.

Borusia Dortmund renditet në vendin e 2-të të Bundesligës me 26 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se sa lideri Bayern Munchen që ka 31 pikë.

Wolfsburg 2-1 Bayern Leverkusen
Pjesë e Leverkusen është Admir Mehmedi i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Admir Mehmedi i ka 24 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Admiri në këtë sezonë për Leverkusen në Bundesligë ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe në kualifikimet për Euro 2016 ka luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Bayern Leverkusen renditet në vendin e 7-të të Bundesligës me 17 pikë të tubuara, 14 pikë më pak se sa lideri Bayern Munchen që ka 31 pikë.

Stuttgart 2-0 Darmstadt
Pjesë e Stuttgart është Arianit Ferati që në këtë takim qëndroi në bankën rezervë ngase nuk u inkuadrua fare.
-Arianit Ferati i ka 18 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Arianiti në këtë sezonë për Stuttgartin në Bundesligë ka luajtur në 3 ndeshje. Është pjesë e përfaqësueses U19 të Gjermanisë.

Stuttgart renditet në vendin e 14-të të Bundesligës me 10 pikë të tubuara, 21 pikë më pak se sa lideri Bayern Munchen që ka 31 pikë.

Gjermani: Liga e parë (Bundesliga 2)

Dusseldorf 1-0 Greuther Furth
Pjesë e Greuther Furth janë Veton Berisha dhe Jurgen Gjasusa. Vetoni ka luajtur deri në minutën e 79-të ndërsa Jurgeni ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Veton Berisha i ka 21 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Vetoni në këtë sezonë për Greuther Furth në Bundesliga 2 i ka 13 paraqitje dhe 3 gola të shënuar. Vetoni në Greuther Furth ka ardhur në afatin kalimatar të janarit nga Vikingu i Norvegjisë ku nga 14 ndeshje të zhvilluara për Vikingun ka shënuar 11 gola. Vetoni është pjesë e përfaqësueses U21 të Norvegjisë.
-Jurgen Gjasula i ka 29 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Jurgeni në këtë sezonë për Greuther Furth në Bundesliga 2 i ka 13 ndeshje të luajtura dhe 4 gola të shënuar. Jurgeni sezonën e kaluar ishte pjesë e Aalen me të cilën skuadër zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi 6 gola. Jurgeni në vitin 2014 ishte edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Greuther Furth renditet në vendin e 6-të të Bundesliga 2 me 20 pikë të tubuara, 6 pikë më pak se sa lideri RB Leipzig që ka 26 pikë.

Freiburg 2-2 Braunschweig
Pjesë e Freiburg është Amir Abrashi i cili luajti gjatë tërë takimit ndërsa Orhan Ademi është pjesë e Braunschweig dhe luajti deri në minutën e 55-të të takimit.
-Amir Abrashi i ka 25 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Amiri në këtë sezonë për Freiburg në Bundesliga 2 i ka 13 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të shënuar, ndërsa e ka edhe një paraqitje në Kupën e Gjermanisë. Amiri është pjesë edhe e kombëtares shqiptare për të cilën ka luajtur në 7 ndeshje gjatë kualifikimeve për Euro 2016.
-Orhan Ademi është nga Zvicra dhe i ka 24 vjet ndërsa luan në pozitën e sulmuesit. Orhani në këtë sezonë për Braunschweig në Bundesliga 2 ka luajtur në 5 ndeshje, ndërsa për kupë ka luajtur në 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Freiburg i Amir Abrashit renditet në vendin e 2-të të Bundesliga 2 me 25 pikë të tubuara, 1 pikë më pak se sa lideri RB Leipzig që ka 26 pikë, ndërsa Braunschweig i Orhan Ademit renditet në vendin e 5-të me 21 pikë të tubuara.

Heidenheim 0-2 Union Berlin
Pjesë e Union Berlin është Eroll Zejnullahu i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Eroll Zejnullahu i ka 21 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Erolli në këtë sezonë për Union Berlin në Bundesliga 2 ka luajtur në 10 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Union Berlin renditet në vendin e 14-të të Bundesliga 2 me 14 pikë të tubuara, 12 më pak se sa lideri RB Leipzig që ka 26 pikë.

Paderborn 1-1 FSV Frankfurt
Pjesë e FSV Frankfurt janë Fanol Perdedaj, Edmond Kapllani dhe Besar Halimi i cili ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë takim (min 59′).
-Fanol Perdedaj i ka 24 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Fanoli për FSV Frankfurt në këtë sezonë të Bundesliga 2 ka luajtur në 13 ndeshje, ndërsa për kup ka luajtur në 2 ndeshje. Është pjesë e përfaqësueses së Kosovës me të cilën ka luajtur në dy ndeshje miqësore.
-Edmond Kapllani i ka 33 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Edmondi për FSV Frankfurt në këtë sezonë të Bundesliga 2 ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa për kupë ka luajtur në 2 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Edmondi është pjesë e kombëtares shqiptare por që nga viti 2014 nuk ka luajtur asnjë lojë.
-Besar Halimi i ka 20 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Besari për FSV Frankfurt në këtë sezonë të Bundesliga 2 ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Besari ka një ndeshje të zhvilluar me përfaqësuesen e Kosovës.

FSV Frankfurt renditet në vendin e 9-të të Bundesliga 2 me 18 pikë të tubuara, 8 pikë më pak se sa lideri RB Leipzig që ka 26 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Nrwl-zSWS7o

Gjermani: Liga e dytë (Liga 3)

Mainz II 0-0 VfL Osnabruck
Pjesë e Osnabruck është Kamer Krasniqi i cili në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Kamer Krasniqi i ka 19 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit.

Osnabruck renditet në vendin e 7-të të Liga 3 me 21 pikë të tubuara, 17 pikë më pak se sa lideri Dresden që ka 38 pikë.

Sonnenhof Großaspach 1-1 Energie Cottbus
Pjesë e Sonnenhof Großaspach është Shiprim Binakaj i cili në këtë takim ka luajtur deri në minutën e 71-të të takimit.
-Shiprim Binakaj i ka 26 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Shiprimi në këtë sezonë për Sonnenhof Großaspach në Liga 3 ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Sonnenhof Großaspach renditet në vendin e 3-të të Liga 3 me 27 pikë të tubuara, 11 pikë më pak se sa lideri Dresden që ka 38 pikë.

Wurzburger Kickers 2-2 Aalen
Pjesë e Wurzburger Kickers është Liridon Vocaj i cili në këtë takim u aktivizua deri në minutën e 78-të të takimit.
-Liridon Vocaj i ka 22 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Liridoni në këtë sezonë për Wurzburger Kickers në Liga 3 ka luajtur në 7 ndeshje.

Wurzburger Kickers renditen në vendin e 11-të të Liga 3 me 19 pikë të tubuara, 19 pikë më pak se sa lideri Dresden që ka 38 pikë.

Gjermani: Liga Regjionale ( Regionalliga Nordost)

Auerbach 3-1 Rathenow
Pjesë e Rathenow është Egzon Ismaili i cili luajti gjatë tërë takimit dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij (min 24′).
-Egzon Ismaili është nga Maqedonia dhe i ka 21 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Egzoni në këtë sezonë për Rathenow ka luajtur në 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Rathenow renditet në vendin e 15-të të Regionalliga Nordost me 7 pikë të tubuara, 21 pikë më pak se sa lideri Jena që ka 28 pikë.

Gjermani: Liga Regjionale (Regionalliga Sudwest)

Steinbach 1-3 Neckarelz
Pjesë e Steinbach është Hysni Tahiri i cili shënoi golin e vetëm në këtë takim për skuadrën e tij (min 39′).
-Hysni Tahiri i ka 32 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Tahiri në këtë sezonë për Steinbach në Regionalliga Sudwest ka luajtur në 3 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Steinbach renditet në pozitat e fundit të tabelës në Regionalliga Sudwest, përkatësishtë në vendin e 16-të me 11 pikë të tubuara, 24 pikë më pak se sa lideri Elversberg që ka 35 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=C0lbpc-UzZ8

Worms 1-2 Eintracht Trier
Pjesë e Worms është Enis Saiti i cili shënoi golin e vetëm në këtë takim për skuadrën e tij (min 36′).
-Enis Saiti është nga Maqedonia dhe i ka 25 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Enisi në këtë sezonë për Worms në Regionalliga Sudwest ka luajtur në 2 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Worms renditet në vendin e 14-të të Regionalliga Sudwest me 14 pikë të tubuara, 21 pikë më pak se sa lideri Elversberg që ka 25 pikë.

Gjermani: Liga Regjionale (Regionalliga Bayern)

Aschaffenburg 0-3 Ingolstadt II
Pjesë e e Ingolstadt II është Alban Gashi i cili shënoi golin e 3-të për skuadrën e tij në këtë takim (min 69′).
-Alban Gashi është nga Kosova dhe i ka 20 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Albani në këtë sezonë për Ingolstadt II në Regionalliga Bayern ka luajtur në 3 lojë dhe ka shënuar 3 gola.

Ingolstadt II renditet në vendin e 6-të të Regionalliga Bayern me 26 pikë të tubuara, 11 pikë më pak se sa lideri Regensburg që ka 37 pikë.

Greqi: Superligë ( Super League)

Veria 0-2 Olympiakos Piraeus
Pjesë e Olympiakos është Pajtim Kasami i cili ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Pajtim Kasami i ka 23 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Pajtimi në këtë sezonë për Olympiakos në Super League ka luajtur në 6 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka luajtur në 3 ndeshje. Pajtimi është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës me të cilën ka luajtur në 4 ndeshje për kualifikimet për në Euro 2016 dhe ka shënuar 1 gol.

Olympiakos Piraeus është lider në Superligë me 27 pikë të tubuara.

Holandë: Superligë (Erdevisie)

Excelsior 0-3 Vitesse
Pjesë e Vitesse është Milot Rashica i cili në këtë takim ka luajtur deri në minutën e 75-të dhe ka shënuar 1 gol (min 54′).
-Milot Rashica i ka 19 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Miloti në këtë sezonë për Vitesse në Erdevisie ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Miloti është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë me të cilën ka luajtur 3 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Vitesse renditet në vendin e 5-të të Erdevisie me 20 pikë të tubuara, 8 pikë më pak se sa lideri Ajax që ka 28 pikë.

Hungari: Superligë (OTP Bank Liga)

Bekescsaba 1912 1-3 Ujpest
Pjesë e Ujpest është Enis Barahi i cili ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Enis Barahi i ka 20 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Enisi në këtë sezonë për Ujpest në OTP Bank Liga ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, për kupë ka luajtur 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Enisi është pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë me të cilën ka luajtur në 3 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Ujpest renditet në vendin e 7-të të OTP Bank Liga me 18 pikë të tubuara, 22 pikë më pak se sa lideri Ferencvaros që ka 40 pikë.

Itali: Superligë (Serie A)

Genoa 0-0 Napoli
Pjesë e Genoas janë Blerim Dzemaili dhe Samir Ujkani ndërsa Elseid Hysaj është pjesë e Napolit. Blerimi ka luajtur vetëm në pjesën e parë, Samiri nuk u aktivizua fare ndërsa tek Napoli ka luajtur gjatë tërë takimit Elseidi.
-Blerim Dzemaili i ka 29 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Blerimi në këtë sezonë për Genoan në Serie A ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Blerimi ka luajtur edhe në 7 ndeshje për Zvicrën në kualifikimet për Euro 2016 dhe ka shënuar 1 gol.
-Samir Ujkani i ka 27 vjet dhe është portier. Samiri në këtë sezonë nuk është aktivizuar fare ndërsa në sezonën e kaluar është aktivizur vetëm në 3 takime. Samiri është portier i përfaqësueses së Kosovës.
Genoa renditet në vendin e 13-të të Serie A me 12 pikë të tubuara, 12 pikë më pak se sa lideri Fiorentina që ka 24 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e 4-të me 22 pikë.

Inter Milan 1-0 AS Roma
Pjesë e Inter Milan është Rey Manaj i cili në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua fare.
-Rey Manaj i ka 18 vjet dhe luan në pozitën e sulmuesit. Rey për Interin në këtë sezonë të Serie A ka luajtur në 2 ndeshje. Rey është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë me të cilën ka luajtur 3 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Inter Milan renditet në vendin e 2-të të Serie A me 24 pikë të tubuara aq sa ka edhe lideri Fiorentina.

Lazio 1-3 AC Milan
Pjesë e Lazios është Etrit Berisha që në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Etrit Berisha i ka 26 vjet dhe është portier. Etriti në këtë sezonë për Lazion në Serie A ka luajtur në 3 ndeshje, në Europa Ligë në dy ndeshje dhe në kualifikimet e Euro 2016 për kombëtaren shqiptare në 8 ndeshje.

Lazio renditet në vendin e 7-të të Serie A me 18 pikë të tubuara, 6 pikë më pak se sa lideri Fiorentina dhe Interi i Rey Manajt që kanë 24 pikë.

Chievo 1-1 Sampdoria
Pjesë e Chievos është Perparim Hetemaj i cilit njëherish është edhe kapiten i skuadrës. Perparimi në këtë ndeshje luajti gjatë tërë takimit.
-Perparim Hetemaj i ka 28 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Perparimi në këtë sezonë për Chievon në Serie A ka luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa në kualifikimet e Euro 2016 për përfaqësuesen e Finlandës ka luajtur në 8 ndeshje.

Chievo renditet në vendin e 13-të të Serie A me 13 pikë të tubuara, pikë më pak se sa lideri Fiorentina dhe Interi i Rey Manajt që kanë 24 pikë.

Itali: Liga e parë (Serie B)

Pescara 4-1 Crotone
Pjesë e Pescaras është Ledian Memushaj i cili luajti gjatë tërë takimit dhe shënoi gol nga penalltia (min 17′).
-Ledian Memushaj i ka 28 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Lediani në këtë sezonë për Pescara në Serie B ka luajtur në 6 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa ka luajtur në 3 ndeshje edhe për kombëtaren shqiptare gjatë kualifikimeve për Euro 2016.

Pescara renditet në vendin e 6-të të Serie B me 18 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se sa lideri Cesena që ka 23 pikë.

Salernitana 1-1 Perugia
Për Salernitanan gjatë tërë takim në portë ishte Thomas Strakosha, djali i portierit legjendar të kombëtares shqiptare, shkruan portali arbresh.info.
-Thomas Strakosha i ka 20 vjet dhe është portier. Thomasi në këtë sezonë për Salernitanan në Serie B ka luajtur në 6 ndeshje, për kupë 1 ndeshje dhe 5 ndeshje për kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Salernitana renditet në vendin e 17-të të Serie B me 11 pikë të tubura, 11 pikë më pak se sa lideri Cesena që ka 23 pikë.

Itali: Liga e dytë A (Lega Pro – Group A)

Pavia 2-0 Padova
Pjesë e Padovas është Alban Ramadani i cili në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Alban Ramadani është nga Norvegjia dhe i ka 23 vjet ndërsa luan në pozitën e sulmuesit. Albani në këtë sezonë për Padovan në Lega Pro – Group A ka luajtur vetëm në 1 ndeshje.

Padova renditet në vendin e 10-të të Lega Pro – Group A me 12 pikë të tubuara, 8 pikë më pak se sa lideri Cittadella që ka 20 pikë.

Itali: Liga e dytë B (Lega Pro – Group B)

Maceratese 1-0 Spal
Pjesë e Macerateses është Isnik Alimi nga Maqedonia i cili në këtë takim u inkuadrua në minutën e 73-të të takimit.
-Isnik Alimi i ka 21 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Isniku në këtë sezonë për Maceratese ka luajtur në 5 ndeshje, ndërsa është pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Maqedonisë me të cilën ka luajtur vetëm një ndeshje në vitin 2013.

Maceratese është lider në Lega Pro – Group B me 20 pikë të tubuara.

Pontedera 2-2 Siena
Pjesë e Pontederas është Elvis Kabashi i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Elvis Kabashi është nga Shqipëria dhe i ka 21 vjet ndërsa luan në pozitën e mesfushorit. Elvisi në këtë sezonë ka luajtur në 2 ndeshje, ndërsa në vitin 2013 ka luajtur në 1 ndeshje edhe për kombëtaren U19 të Shqipërisë.

Pontedera renditet në vendin e 6-të me 13 pikë të tubuara, 7 pikë më pak se sa lideri Maceratese e Isnik Alimit që ka 20.

Itali: Liga e dytë C (Lega Pro – Group C)

Catanzaro 0-1 Matera
Pjesë e Materas është Mensur Kurtishi që në këtë takim u inkuadrua në minutën e 66-të të takimit.
-Mensur Kurtishi është nga Maqedonia dhe i ka 29 vjet ndërsa luan në pozitën e sulmuesit. Mensuri në këtë sezonë ka luajtur në 4 ndeshje. Më herët luajtur edhe për Shkëndijen e Maqedonisë dhe për Brisbane Roar në Australi.

Matera renditet në vendet e fundit të tabelës në Lega Pro – Group C, përkatësishtë në vendin e 15-të me 7 pikë të tubuara, 11 pikë më pak se sa lideri Casertana që ka 18 pikë.

Kroaci: Superligë (1. HNL)

RNK Split 1-0 Dinamo Zagreb
Pjesë e RNK Split është Amir Rrahmani i cili ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Amir Rrahmani i ka 21 vjet dhe luan në pozitën e mbrojtësit. Amiri në këtë sezonë ka luajtur në 14 ndeshje, ndërsa është pjesë edhe e kombëtares U21 të Shqipërisë me të cilën ka luajtur 6 ndeshje. Më herët ka luajtur edhe për Drenicën në Kosovë dhe Partizanin e Shqipërisë.

RNK Split renditet në vendin e 4-të të 1. HNL me 25 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se sa lideri Hajduk Split që ka 30 pikë.

Lok. Zagreb 2-1 Osijek
Pjesë e Lok. të Zagrebit është Herdi Prenga i cili ka luajtur gjatë tërë takimit dhe Eros Grezda i cili është inkuadruar në lojë në minutën e 51-të të takimit.
-Herdi Prenga i ka 21 vjet dhe luan në pozitën e mbrojtësit. Herdi në këtë sezonë ka luajtur në 8 ndeshje në ligë dhe në 2 ndeshje në Europa Ligë, ndërs është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë me të cilën ka luajtur në 3 ndeshje.
-Eros Grezda i ka 20 vjet dhe luan në pozitën e mesfushorit. Erosi në këtë sezonë ka luajtur në 9 ndeshje.

Lok. Zagreb renditet në vendin e 8-të të 1. HNL me 17 pikë të tubuara, 14 pikë më pak se sa lideri Rijeka që ka 31 pikë.

Hajduk Split 0-3 Rijeka
Pjesë e Hajdukut të Splitit është Elvir Maloku i cili u inkuadrua në këtë takim në minutën e 72-të, ndërsa për Rijekën luajnë Bekim Balaj që shënoi gol në minutën e 50-të të takimit dhe Odise Roshi që u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të.
-Elvir Maloku i ka 19 vjet dhe luan si sulmues. Elviri në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, për kup ka luajtur në 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa është pjesë e përfaqësueses U19 të Kroacisë me të cilën ka luajtur 3 ndeshje.
-Bekim Balaj i ka 24 vjet dhe luan si sulmues. Bekimi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 14 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola, për kupë ka luajtur në 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, në Europa Ligë ka luajtur në 2 ndeshje, ndërsa është pjesë e kombëtares shqiptare me të cilën gjatë kualifikimeve për Euro 2016 ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.
-Odise Roshi i ka 24 vjet dhe luan si mesfushor. Odiseja në këtë sezonë në ligë ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, në Europa Ligë ka luajtur 1 ndeshje, ndërsa është pjesë e kombëtares shqiptare me të cilën për kualifikimet e Euro 2016 ka luajtur 5 ndeshje.

Hajduk Split i Elvir Malokut renditet në vendin e 2-të të 1. HNL me 29 pikë të tubuara, 2 pikë më pak se sa lideri Rijeka e Bekimit dhe Odisesë që ka 31 pikë.

Belupo 4-0 Zapresic
Pjesë e Belupo është Muzafer Ejupi që ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare në lojë.
-Muzafer Ejupi i ka 27 vjet dhe luan si sulmues. Muzaferi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 14 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola, për kupë ka luajtur në një ndeshje. Muzaferi mëherët ka qenë pjesë e Skenderbeut të Shqipërisë.

Belupo renditet në vendin e 7-të të 1. HNL me 17 pikë të tubuara, 14 pikë më pak se sa lideri Rijeka e Bekimit dhe Odisesë që ka 31 pikë.

Norvegji: Superligë (Tippeligaen)

Lillestrom 3-1 Sarpsborg 08
Pjesë e Sarpsborg 08 është Kamer Qaka që u inkuadrua në këtë takim në minutën e 83-të.
-Kamer Qaka i ka 20 vjet dhe luan si mesfushor. Kameri në këtë sezonë në ligë ka luajtur 12 ndeshje, për kupë ka luajtur në 2 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa është pjesë e përfaqësueses U19 të Norvegjisë me të cilën ka luajtur 3 ndeshje.

Sarpsborg 08 renditet në vendin e 11-të të Tippeligaen me 31 pikë të tubuara, 35 pikë më pak se sa lideri Rosenborg që ka 66 pikë.

Molde 4-1 Viking
Pjesë e Vikingut është Zymer Bytyqi i cili ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Zymer Bytyqi i ka 19 vjet dhe luan si sulmues. Zymeri në këtë sezonë në ligë ka luajtur 20 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, për kupë ka luajtur 2 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa është pjesë e përfaqësueses U21 të Norvegjisë. Tek Viking ka ardhur nga Slazburgu i Austrisë.

Viking renditet në vendin e 5-të të Tippeligaen me 50 pikë të tubuara, 16 pikë më pak se sa lideri Rosenborg që ka 66 pikë.

Sandefjord 1-2 Stromgodset
Pjesë e Stromgodset është Flamur Kastrati që në këtë takim luajti deri në minutën e 60-të të takimit.
-Flamur Kastrati i ka 23 vjet dhe luan si sulmues edhe për skuadrën e parë edhe atë të dytë. Flamuri në këtë sezonë për skuadrën e dytë në 3 ndeshje të luajtura i ka shënuar 3 gola, ndërsa për të parën në 20 ndeshje të luajtura i ka shënuar 2 gola. Flamuri i ka luajtur 6 ndeshje edhe në Europa Ligë. Më herët ka luajtur 5 ndeshje edhe për përfaqësuesen U21 të Norvegjisë dhe ka shënuar 2 gola.

Stromgodset renditet në vendin e 2-të të Tippeligaen me 56 pikë të tubuara, 10 pikë më pak se sa lideri Rosenborg që ka 66 pikë.

Tromso 3-1 Bodo/Glimt
Pjesë e Bodo/Glimt është Fitim Azemi që në këtë takim ka luajtur deri në minutën e 84-të.
-Fitim Azemi i ka 23 vjet dhe luan si sulmues. Fitimi në këtë sezonë në ligë ka luajtur 29 ndeshjen dhe ka shënuar 4 gola, për kupë ka luajtur 2 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Bodo/Glimt renditet në vendin e 10-të të Tippeligaen me 37 pikë të tubuara, 29 pikë më pak se sa Rosenborg që ka 66 pikë.

Valerenga 2-2 Odd
Pjesë e Odd është Ardian Gashi i cili ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Ardian Gashi i ka 34 vjet dhe luan si mesfushor. Ardiani në këtë sezonë në ligë ka luajtur 16 ndeshje, në Europa Ligë 6 ndeshje, ndërsa i ka 3 paraqitje për përfaqësuesen e Norvegjisë.

Odd renditet në vendin e 4-të të Tippeligaen me 52 pikë të tubuara, 14 pikë më pak se sa lideri Rosenborg që ka 66 pikë.

Norvegji: Liga e parë (OBOS-ligaen)

Fredrikstad 1-1 Nest-Sotra
Pjesë e Nest-Sotra është Petrit Zhubi nga Shqipëria i cilua në këtë takim luajti deri në minutën e 63-të të takimit.
-Petrit Zhubi i ka 27 vjet dhe luan si mesfushor. Petriti në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Petriti tek Nest-Sotra ka ardhur nga GAIS, Suedi.

Nest-Sotra renditet në fundi të tabelës në OBOS-ligaen me 31 pikë të tubuara, 31 pikë më pak se sa lideri Sogndal që ka 62 pikë.

Honefoss 3-3 Asane
Pjesë e Honefoss janë Fitim Kastrati që ka luajtur gjatë tërë takimit dhe ka shënuar gol (min 19′) dhe Durim Muqkurtaj nga Shqipëria që ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Fitim Kastrati i ka 21 vjet dhe luan si mesfushor. Fitimi në këtë sezonë ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Tek Honefoss ka ardhur nga Valerenga.
-Durim Muqkurtaj i ka 21 vjet dhe luan si mbrojtës. Durimi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në vetëm 1 ndeshje, ndërsa sezonën e kaluar ka luajtur në 10 ndeshje.

Honefoss renditet në pozitat e fundit të tabelës në OBOS-ligaen, përkatësishtë në vendin e 16-të me 28 pikë të tubuara, 34 pikë më pak se sa lideri Sogndal që ka 62 pikë.

Sandnes 1-0 Ranheim
Pjesë e Sandnes është përfaqësuesi i Kosovës Anel Rashkaj që në këtë takim luajti deri në minutën e 64-të.
-Anel Rashkaj i ka 26 vjet dhe luan si mesfushor. Aneli në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 29 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Sandnes renditet në vendin e 7-të të OBOS-ligaen me 47 pikë të tubuara, 15 pikë më pak se sa lideri Sogndal që ka 62 pikë.

Strommen 1-0 Kristiansund
Pjesë e Kristiansund është Liridon Kalludra nga Suedia i cili ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Liridon Kalludra i ka 23 vjet dhe luan si mesfushor. Liridoni në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 11 ndeshje.

Kristiansund renditet në vendin e 3-të të OBOS-ligaen me 49 pikë të tubuara, 13 pikë më pak se sa lideri Sogndal që ka 62 pikë.

Qipro: Superligë (First Division)

Apollon 2-1 Doxa
Pjesë e Apollon është portieri Islli Hidi i cili nuk u inkuadrua fare në këtë takim.
-Islli Hidi i ka 35 vjet dhe në këtë sezonë nuk ka luajtur në asnjë ndeshje. Sezonën e kaluar ka luajtur në vetëm 1 takim. Islli më herët ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

Apollon renditet në vendin e 3-të të First Division me 20 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se sa lideri APOEL që ka 25 pikë.

APOEL 3-0 Achnas
Pjesë e Achnas është Kreshnik Krasniqi që në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Kreshnik Krasniqi me nënshtetësi angleze i ka 21 vjet dhe luan si mesfushor. Kreshniku këtë vit tek Achnas ka ardhur nga Honefos, Norvegji dhe ende nuk ka luajtur.

Achnas renditet në vendin e 11-të me 8 pikë të tubuara, 17 pikë më pak se sa lideri APOEL që ka 25 pikë.

Qeki: Superligë (Synot liga)

Liberec 2-1 Ostrava
Pjesë e Liberec është Herolind Shala i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Herolind Shala i ka 23 vjet dhe luan si mesfushor. Herolindi në këtë sezonë në ligë ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, për kupë ka luajtur 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Herolindi ka qenë edhe pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë me të cilën ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa në vitin 2014 ka luajtur 2 ndeshje edhe për skuadrën seniore.

Liberec renditet në vendin e 4-të të Synot liga me 23 pikë të tubuara, 3 pikë më pak se sa lideri Sparta Prague që ka 26 pikë.

Qeki: Liga e parë ( Division 2)

Mas Taborsko 0-2 Karvina
Pjesë e Mas Taborskos është Elvist Ciku i cili luajti deri në minutën e 70-të të takimit.
-Elvist Ciku i ka 29 vjet dhe luan si mesfushor. Elvisti në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, për kupë ka luajtur në 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Elvisti në Qeki kishte ardhur nga Greqia në vitin 2009.

Mas Taborsko renditet në vendin e 6-të të Division 2 me 20 pikë të tubuara, 9 pikë më pak se sa lideri Znojmo që ka 29 pikë.

Rumani: Superligë (Liga 1)

Dinamo Bucuresti 1-5 V. Constanta
Pjesë e Dinamos është Gezim Shalaj i cili në këtë takim u inkuadrua në lojë në minutën e 50-të.
-Gezim Shalaj i ka 25 vjet dhe luan si mesfushor. Gezimi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 3 ndeshje.

Dinamo Bucuresti renditet në vendin e 6-të të Liga 1 me 24 pikë të tubuara, 9 pikë më pak se sa lideri Astra që ka 33 pikë.

Skoci: Superligë (Premiership)

Hamilton 2-4 St Johnstone
Pjesë e Hamilton është Gramoz Kurtaj i cili luajti deri në minutën e 75-të të takimit.
-Gramoz Kurtaj është nga Gjermania dhe i ka 24 vjet ndërsa luan si mesfushor. Gramozi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Hamilton renditet në vendin e 6-të të Premiership me 18 pikë të tubuara, 14 pikë më pak se sa lideri Celtic që ka 32 pikë.

Slloveni: Superligë (PRVA Liga)

Celje 0-4 O. Ljubljana
Pjesë e Celje janë Valon Ahmedi dhe Amir Bilali nga Shqipëria.
-Valon Ahmedi i ka 21 vjet dhe luan si sulmues. Valoni në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 14 ndeshje, ndërsa në Europa Ligë ka luajtur në 2 ndeshje. Sezonën e kaluar në 20 ndeshje të luajtura kishte shënuar 5 gola.
-Amir Bilali në vitin 2014 kishte ardhur nga Cremonese, Itali ku kishte luajtur në 13 ndeshje dhe që nga ajo kohë më nuk është inkuadruar fare.

Celje renditet në vendin e fundit në tabelë të PRVA LIga, përkatësishtë në vendin e 10-të me 11 pikë të tubuara, 24 më pak se sa lideri O. Ljubljana që ka 35 pikë.

Domzale 0-1 Zavrc
Pjesë e Zavrc është Francesco Tahiraj nga Shqipëria që në këtë takim u inkuadrua në minutat e fundit të takimit.
-Francesco Tahiraj i ka 19 vjet dhe luan si mesfushor. Francesco në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 9 ndeshje, ndërsa në vitin 2013 ka luajtur një ndeshje edhe për kombëtaren U17 të Shqipërisë.

Zavrc renditet në vendin e 5-të të PRVA Liga me 25 pikë të tubuara, 10 pikë më pak se sa lideri O. Ljubljana që ka 35 pikë.

Maribor 7-1 Velenje
Pjesë e Maribori është Agim Ibraimi i cili ka luajtur gjatë tërë takimit dhe ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij (min 4′).
-Agim Ibraimi i ka 27 vjet dhe luan si mesfushor. Agimi në këtë sezonë për Maribor në ligë ka luajtur në 14 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka luajtur në 2 ndeshje. Agimi është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë me të cilën gjatë kualifikimeve për Euro 2016 ka luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Maribor renditet në vendin e 2-të të PRVA Liga me 28 pikë të tubuara, 7 pikë më pak se sa lideri O. Ljubljana që ka 35 pikë.

Koper 0-0 NK Krka
Pjesë e Koperit është Hysen Memolla nga Shqipëria i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Hysen Memolla i ka 23 vjet dhe luan si mbrojtës. Hyseni në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 7 ndeshje. Hyseni ka ardhur tek Koperi nga Verona, Itali.

Koper renditet në vendin e 8-të të PRVA Liga me 13 pikë të tubuara, 13 pikë më pak se sa lideri O. Ljubljana që ka 35 pikë.

Slloveni: Liga e parë (2. SNL)

Aluminij 0-4 Radomlje
Pjesë e Radomlje është Liridon Osmanaj i cili shënoi 2 gola në këtë takim.
-Liridon Osmanaj i ka 23 vjet dhe ka lindur në Maribor, Slloveni, por ka edhe pasaportën shqiptare. Liridoni në këtë sezonë në ligë ka shënuar 3 gola.

Radomlje është lider në 2. SNL me 27 pikë.

Suedi: Superligë (Allsvenskan)

Djurgarden 4-2 Sundsvall
Pjesë e Sundsvall është shqiptari nga Suedia Granit Buzuku që në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare në lojë.
-Granit Buzuku i ka 22 vjet dhe luan si mesfushor. Graniti në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Sundsvall renditet në vendin e 12-të të Allsvenskan me 32 pikë të tubuara, 34 pikë më pak se sa ldieri Norrkoping që ka 66 pikë.

Elfsborg 4-2 Falkensberg
Pjesë e Elfsborg është Arbër Zeneli nga Suedi që në këtë takim shënoi 2 gola.
-Arbër Zeneli i ka 20 vjet dhe luan si mesfushor. Arbëri në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola, në Europa Ligë ka luajtur në 5 ndeshje. Është pjesë e përfaqësueses U21 të Suedisë.

Elfsborg renditet në vendin e 4-të të Allsvenskan me 55 pikë të tubuara, 11 pikë më pak se sa ldieri Norrkoping që ka 66 pikë.

Gefle 2-1 Atvidabergs
Pjesë e Gefle janë Ilir Berisha që luajti gjatë tërë takimit dhe shënoi golin e parë si dhe Dardan Mustafa që u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.
-Ilir Berisha i ka 24 vjet dhe luan si mbrojtës. Iliri në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Iliri më herët ka luajtur edhe për Prishtinën dhe përfaqësuesen e Kosovës.

Gefle renditet në vendin e 10-të të Allsvenskan me 36 pikë të tubuara, 30 pikë më pak se sa ldieri Norrkoping që ka 66 pikë.

Halmstad 2-1 Hammarby
Pjesë e Halmstad është Perparim Beqaj që në këtë takim ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Perparim Beqaj i ka 20 vjet dhe luan si sulmues. Në këtë sezonë ka luajtur në 1 ndeshje.

Halmstad renditet në vendin e parafundit të Allsvenskan, përkatësishtë në vendin e 15-të të Allsvenskan me 21 pikë të tubuara, 45 pikë më pak se sa ldieri Norrkoping që ka 66 pikë.

Helsingborg 1-2 Hacken
Pjesë e Hacken është Dardan Rexhepi që në këtë takim luajti deri në minutën e 62-të.
-Dardan Rexhepi është nga Kosova dhe i ka 23 vjet ndërsa luan si sulmues. Dardani në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, për kupë ka luajtur në 2 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, shkruan portali arbresh.info. Dardani më herët ka luajtur për përfaqësuesen U21 të Suedisë ndërsa në vitin 2014 ka luajtur për Kosovën.

Hacken renditet në vendin e 7-të të Allsvenskan me 45 pikë të tubuara, 21 pikë më pak se sa ldieri Norrkoping që ka 66 pikë.

Malmo FF 0-2 Norrkoping
Pjesë e Malmo FF është Agon Mehmeti kurse tek Norrkoping luan Gentrit Çitaku. Të dy ishin në bankën rezervë dhe nuk u inkuadruan fare në këtë takim.
-Agon Mehmeti nga Shqipëria i ka 25 vjet dhe luan si sulmues. Agoni në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 15 ndeshje dhe i ka shënuar 2 gola, në Ligën e Kampionëve ka luajtur në 3 ndeshje. Agoni në vitin 2014 ka luajtur në 3 ndeshje edhe për kombëtaren shqiptare.
-Gentrit Çitaku i ka 19 vjet dhe luan si mesfushor. Gentriti në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 7 ndeshje, për Suedi U17 në 11 ndeshje dhe 3 gola, për Suedi U19 3 ndeshje.

Malmo e Agon Mehmetit renditet në vendin e 5-të të Allsvenskan me 54 pikë të tubuara, 12 pikë më pak se sa lideri Norrkoping i Gentrit Çitakut që ka 66 pikë.

Suedi: Liga e parë (Superettan)

AFC United 2-3 Syrianska
Pjesë e Syrianska është Durim Berisha që ka luajtur tërë ndeshjen dhe ka shënuar gol (min 11′).
-Durim Berisha i ka 29 vjet dhe luan si mesfushor. Durimi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Syrianska renditet në vendin e 7-të me 43 pikë të tubuara, 20 pikë më pak se sa lideri Jonkopings që ka 63 pikë.

Jonkopings 5-2 Utsiktens
Pjesë e Jonkopings është Liridon Silka që në këtë takim u inkuadrua në minutën e 71-të.
-Liridon Silka nga Kosova i ka 25 vjet dhe luan si mesfushor. Liridoni në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 23 ndeshje.

Jonkopings është lider në Superettan me 63 pikë.

Varbergs 1-0 Angelholms
Pjesë e Angelholms është Ardian Rexhepi i cili luajti gjatë tërë takimit.
-Ardian Rexhepi i ka 22 vjet dhe luan si mesfushor. Ardiani në këtë sezonë ka luajtur në 10 ndeshje në ligë dhe ka shënuar 1 gol.

Angelholms renditet në vendin e 12-të me 33 pikë të tubuara, 30 pikë më pak se sa lideri Jonkopings i Liridon Silkës që ka 63 pikë.

Suedi: Liga e dytë (Division 1 Norra)

Motala 1-2 Carlstad
Pjesë e Motala është Besart Kalludra që luajti gjatë tërë takimit dhe shënoi gol (min 75′).
-Besart Kalludra i ka 23 vjet dhe luan si mesfushor. Besarti në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 25 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Motala renditet në vendin e fundit të Division 1 Norra me 21 pikë të tubuara, 40 pikë më pak se sa lideri Dalkurd që ka 61 pikë.

Suedi: Liga e dytë ( Division 1 Sodra)

Oddevold 6-1 Halmia
Pjesë e Halmia është Liridon Selmani i cili luajti gjatë tërë takimit dhe shënoi gol nga penalltia (min 94′).
-Liridon Selmani i ka 23 vjet dhe luan si sulmues. Liridoni në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola, për kup ka luajtur 1 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Halmia renditet në vendin e 12-të të Division 1 Sodra me 25 pikë të tubuara, 39 pikë më pak se sa lideri Trelleborgs që ka 64 pikë.

Turqi: Superligë (Super Lig)

Konyaspor 0-0 Genclerbirligi
Pjesë e Konyaspor është Alban Meha i cili ka luajtur gjatë të takimit.
-Alban Meha i ka 29 vjet dhe luan si mesfushor. Albani në Konyaspor ka ardhur nga Paderborn, Gjermani dhe në 10 ndeshje të luajtura këtë sezonë për Konyaspor ka shënuar 3 gola. Albani është pjesë e kombëtares shqiptare.

Konyaspor renditet në vendin e 6-të të Super Lig me 16 pikë të tubuara, 7 pikë më pak se sa lideri Besiktas që ka 23 pikë.

Ukrainë: Superligë (Pari-Match League)

Oleksandrya 1-1 Vorskla Poltava
Pjesë e Vorskla Poltava është Armend Dallku që ka luajtur gjatë tërë takimit.
-Armend Dallku i ka 31 vjet dhe luan si mbrojtës. Armendi në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 11 ndeshje, për kupë në 2 ndeshje dhe ka shënaur 1 gol, ndërsa në Europa Ligë ka luajtur në 2 ndeshje. Armendi më herët ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

Vorskla Poltava renditet në vendin e 5-të të Pari-Match League me 19 pikë të tubuara, 12 pikë më pak se sa lideri Shakhtar që ka 31 pikë.

Zvicër: Superligë (Super League)

Grasshoppers 1-2 Thun
Pjesë e Grasshoppers janë Mergim Brahimi që në këtë takim luajti deri në minutën e 77-të dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij (min 64′), Shani Tarashaj që në këtë takim hyri në lojë në minutën e 73-të dhe Florain Kamberi që ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Mergim Brahimi i ka 23 vjet dhe luan si mesfushor, në këtë sezonë në ligë ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Mergimi në vitin 2013 ka luajtur 2 ndeshje për Shqipëri U21 kurse tani luan për Zvicër U21 që në 4 ndeshje ka shënuar 2 gola.
-Shani Tarashaj i ka 20 vjet dhe luan si sulmues. Shaniu në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 14 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola, për kupë ka luajtur 1 ndeshje dhe ka shënaur 1 gol. Shaniu luan për Zvicrë U21 që në 12 ndeshje ka shënuar 10 gola.
-Florain Kamberi i ka 20 vjet dhe luan si sulmues. Floriani në ligë ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Floriani është pjesë e Zvicër U21.

Grasshoppers renditet në vendin e 2-të të Super League me 24 pikë të tubuara, 13 pikë më pak se sa lideri Basel që ka 37 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=c2D0dJ5_19g

Vaduz 1-2 Basel
Pjesë e Vaduz është Albion Avdijaj që luajti krejt takimin dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij (min 2′), kurse për Baselin luajnë Taulant Xhaka që luajti gjatë tërë takimit dhe Naser Aliji që u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të.
-Albion Avdijaj i ka 21 vjet dhe luan si sulmues. Albioni në këtë sezonë ka luajtur në ligë 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Albioni më herët ka luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa tani luan për Shqipëri U21.
-Taulant Xhaka i ka 24 vjet dhe luan si mesfushor. Taulanti në këtë sezonë në ligë ka luajtur në 11 ndeshje, në Europa Ligë 3 ndeshje dhe për kombëtaren shqiptare për Euro 2016 në 8 ndeshje.
-Naser Aliji i ka 21 vjet dhe luan si mbrojtës. Naseri këtë sezonë në ligë i ka 3 paraqitje ndërsa është pjesë edhe e kombëtares shqiptare.

Vaduz i Albion Avdijajt renditet në vendin e parafundit në Super League me 12 pikë të tubuara, 25 pikë më pak se sa lideri Baseli i Taulantit dhe Naserit që ka 37 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=lzsLurR8ji8

Young Boys 1-1 Zurich
Pjesë e Zurich është Armando Sadiku i cili u inkuadrua në këtë takim në minutën e 80-të dhe Berat Djimsiti që hyri në lojë në minutën e 93-të.
-Armando Sadiku i ka 24 vjet dhe luan si sulmues. Armando në ligë këtë sezonë ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola, për kupë 1 ndeshje dhe 3 gola, në Eurpa Ligë 2 ndeshje dhe për Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2016 2 ndeshje dhe 1 gol.
-Berat Djimsiti i ka 22 vjet dhe luan si mbrojtës. Berati në këtë sezonë i ka 13 paraqitje në lige, 2 paraqitje në Europa Ligë dhe 2 paraqitje për kombëtaren shqiptare në kualifikimet për Euro 2016.

Zurich renditet e fundit në Super League me 10 pikë të tubuara, 27 pikë më pak se sa lideri BAseli që ka 37 pikë.

St Gallen 1-0 Luzern
Pjesë e St Gallen ësht Albert Bunjaku që hyri në lojë në minutën e 79-të ndërsa pjesë e Luzern janë Hekuran Kryeziu që luajti deri në minutën e 45-të, Jahmir Hyka që u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të dhe Migjen Basha që luajti deri në minutën e 76-të.
-Albert Bunjaku i ka 31 vjet dhe luan si sulmues. Alberti këtë sezonë i ka 8 paraqitje në ligë dhe 1 gol të shënuar dhe 2 paraqitje dhe 2 gola për përfaqësuesen e Kosovës.
-Hekuran Kryeziu i ka 22 vjet dhe luan si mesfushor. Hekurani ëtë sezonë i ka 11 paraqitje në ligë dhe 1 gol të shënuar. Hekurani është pjesë e Zvicër U20.
-Jahmir Hyka i ka 27 vjet dhe luan si mesfushor. Jahmiri këtë sezonë i ka 14 paraqitje në ligë dhe 1 gol të shënuar, për kupë 2 paraqitje dhe 1 gol. Jahmir luan për kombëtaren shqiptare.
-Migjen Basha i ka 28 vjet dhe luan si mesfushor. Migjeni këtë sezonë i ka 5 paraqitje në ligë. Tek Luzerni ka ardhur nga Torino si dhe luan për kombëtaren shqiptare.

St Galleni i Albert Bunjakut renditet në vendin e 7-të me 16 pikë të tubuara, ndërsa Luzerni renditet në vendin e 4-të me 27 pikë.

Zvicër: Liga e parë ( Challenge League)

Biel 3-1 Aarau
Pjesë Biel është Beg Ferati i cili luajti gjatë tërë takimit ndërsa Mirlind Kryeziu ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.
-Beg Ferati i ka 28 vjet dhe luan si mbrojtës. Ferati këtë sezonë i ka 10 paraqitje. Më herët ka luajtur për Zvicrën.
-Mirlind Kryeziu i ka 18 vjet dhe e ka vetëm 1 paraqitje në këtë sezonë, shkruan portali arbresh.info. Mirlindi është pjesë e përfaqësueses U17 të Zvicrës dhe ka 9 paraqitje.

Biel renditet në vendin e 3-të me 20 pikë të tubuara, 7 pikë më pak se sa lideri Lausanne që ka 27 pikë.

Lausanne 1-1 Le Mont
Pjesë e Lausanne është Andi Zeqiri i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të dhe Jetmir Krasniqi që ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua fare, ndërsa për Le Mont deri në minutën e 70-të luajti Drilon Paçarizi.
-Andi Zeqiri i ka 16 vjet dhe luan si sulmues. Andi këtë sezonë ka luajtur në 7 ndeshje në ligë, dhe në 3 ndeshje për Zvicër U17 me të cilën ka shënuar 2 gola.
-Jetmir Kryeziu i ka 20 vjet dhe luan si mbrojtës. Jetmiri këtë sezonë ka luajtur në vetëm 1 ndeshje.
-Drilon Paçarizi i ka 26 vjet dhe luan si sulmues. Driloni këtë sezonë ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Lausanne e Andi Zeqirit është lider në Challenge League me 27 pikë, ndërsa Le Mont renditet në vendin e 4-të me 19 pikë.

Winterthur 2-0 Xamax
Pjesë e Xamax ësht Florian Berisha që u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të dhe Valmir Sallaj që ishte në bankë rezervë dhe nuk u inkuadrua fare në këtë takim.
-Florian Berisha i ka 25 vjet dhe luan si mesfushor. Në ligë këtë sezonë i ka 10 paraqitje.
-Valmir Sallaj nga Kosova i ka 22 vjet dhe është portier.

Xamax renditet në vendin e 8-të me 17 pikë të tubuara, 10 pikë më pak se sa lideri Lausanne i Andi Zeqirit që i ka 27 pikë.

Schaffhausen 2-0 Chiasso
Pjesë e Schaffhausen janë Granit Lekaj dhe Haxhi Neziraj që luajtën gjatë tërë takimit, kurse në bankën rezervë ishin Rehjan Zuli dhe Shkelqim Demhasaj.
-Granit Lekaj i ka 25 vjet dhe luan si mbrojtës. Graniti këtë sezonë i ka 10 paraqitje.
-Haxhi Neziraj i ka 22 vjet dhe luan si mesfushor. Haxhiu është pjesë e Shqipëri U21 me të cilë ka luajtur në 4 ndeshje.
-Rehjan Zuli luan si mesfushor dhe është nga Kosova.
-Shkelqim Demhasaj i ka 19 vjet dhe luan si sulmues. Shkelqimi këtë sezonë ka luajtur në 2 ndeshje në ligë.

Schaffhausen renditet në vendin e 7-të me 18 pikë të tubuara, 9 pikë më pak se sa lideri Lausanne i Andi Zeqirit që i ka 27 pikë.

Wohlen 1-3 Wil
Pjesë e Wohlen janë Samir Ramizi që luajti gjatë tërë këtij takimi, Rexhep Thaqi që ka luajtur në pjesën e parë, Bujar Lika që është inkuadruar në lojë gjatë pjesës së dytë në vend të Rexhepit, Muhamed Seferi që ka luajtur deri në minutën e 76-të si dhe Flamur Tahiraj që ishte në bankën rezervë. Ndërsa pjesë e Wil janë Gjelbrim Taipi që ka luajtur tërë takimin dhe Andi Qerfozi që u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të.]
-Samir Ramizi i ka 24 vjet dhe luan si sulmues. Këtë sezonë i ka 13 paraqitje. Samiri ka qenë pjesë edhe e Drenicës në Kosovë dhe Dritës në Maqedoni.
-Rexhep Thaqi i ka 28 vjet dhe luan si mesfushor. Rexhepi këtë sezonë i ka 8 paraqitje.
-Bujar Lika i ka 23 vjet dhe luan si mbrojtës. Bujari këtë sezonë ka luajtur në 11 ndeshje.
-Muhamed Seferi i ka 20 vjet dhe luan si mesfushor. Këtë sezonë ka luajtur në 6 ndeshje.
-Flamur Tahiraj i ka 29 vjet dhe është portier. Flamuri këtë sezonë nuk e ka asnjë paraqitje ndërsa sezonën e kaluar kishte luajtur në 43 ndeshje.
-Gjelbrim Taipi i ka 22 vjet dhe luan si mesfushor. Gjelbrimi këtë sezonë ka luajtur në 13 ndeshje. Në Wil ka ardhur nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa luan edhe për Shqipëri U21 me të cilë ka 7 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.
-Andi Qerfozi i ka 19 vjet dhe luan si sulmues. Andi këtë sezonë ka luajtur në 2 ndeshje.

Wohlen i Samirit,Rexhepit,Bujarit,Muhamedit dhe Flamurit renditet në vendin e 9-të me 14 pikë të tubuara, 9 pikë më pak se sa Wil i Gjelbrimit dhe Andit që është në vend të dytë me 23 pikë, 4 më pak se sa lideri Lausanne i Andi Zeqirit që ka 27 pikë./V.Kerolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale