Ngjarjet e datës 3 Nëntor 2020.
– Mbahet seanca gjyqesore ndaj ish kryetarit të Ferizajt i cili njehërit është anëtarit te LDK-së Faik Grainca per Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)
– Mbahet takimi i 189-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)
– Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike për kërkesat e Sindikatës së nëpunësve shtetëror të Kosovës të viteve te 90-ta, dhe Sindikatës së ish policëve të viteve të 90-ta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen në Telekom, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça, si dhe për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e “Monitrorimit të Planit të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
– Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor të Auditimit për pasqyrat financiare të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojë Zonën Ekonomike në Vushtrri. (Fshati Lumadh i Vushtrrisë, ora 11:00)
– Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)
– Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, njëkohësisht, kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, mban konferencë për media. (Banesat e Malësisë, kati II, Podujevë, ora 13:00)
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjes e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30)
– Kuvendi i Kosovës vazhdon sancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston Menaxherin i Qendrës së Karantinës Zenel Hisenaj, Drejtorin e Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta si dhe Mustafë Gashi dhe Valëza Oruqi nga Qendra Operative e Ministrise se Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...
Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë
Google mund t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adres...
Interi fiton ndaj Atalantas dhe rimerr kreun e Serie A