Numri i të infektuarve me Covid-19 në Europë ka kaluar 10 milion, pasi rastet e reja janë dyfishuar brenda pesë javëve.
Muajin e kaluar, Amerika Latine dhe Azia raportuan më shumë se 10 milion raste secila. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se nëntë milion raste, transmeton portal arbresh.info
Ndërsa Europës iu deshën nëntë muaj për të regjistruar pesë milion rastet e para, ajo raportoi pesë të tjera në pak më shumë se një muaj, sipas një analize të Reuters.
46 milionë të infektuar me koronavirus në mbarë botën
Në shtatë ditët e fundit, më shumë 1.6 milionë raste të reja janë regjistruar me Covid-19, gati gjysma e 3.3 milion infektimeve të konfirmuara në të gjithë botën.
Si rezultat i Covid-19, 1.2 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën, nga të cilët 269 mijë në Europë./arbresh.info/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...