Gostivar, 16-vjeçari humb kontrollin mbi automjetin dhe godet murin

17:02 | 1 Nëntor 2020
A Z

Mbrëmë një automjet ‘BMW’ e drejtuar nga 16-vjeçari nga Gostivari ka goditur një mur në rrugën ‘Lazar Lazaervski’ në Gostivar.

Sipas policisë, me të në automjet ka qenë edhe 18-vjeçari I.J nga Gostivar.

Pas aksidentit, I.J është dërguar në urgjencë në Gostuvar ku mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer policia e Gostivarit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme