Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se 1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.
Hoti ka theksuar se zëvendëskryeministri Tahiri në emër të Qeverisë së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan.h
“1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.
“Zv. Kryeministri Besnik Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin e Kosovës Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit. Lavdi”.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend