Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, këtë të diel ka vendosur që ta kalojë me disa prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një fotografi që deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës , Abelard Tahiri, e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, mund të vërehen kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ish-gjenerali i UÇK-së Sylejman Selimi, ish-komandanti i zonës operative të Drenicës Sami Lushtaku, Adem Grabovci dhe të tjerë.
“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...
Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkenc...