Një shpërthim është raportuar në klinikën e studentëve në Universitetin Shtetëror të Uraleve të Jugut në Chelyabinsk, Rusi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së rajonit, kishte një shpërthim në një kabinë për ruajtjen e bombolave të oksigjenit në një poliklinikë, transmeton portali arbresh.info
Nuk ka pasur viktima, thekson departamenti.
Megjithatë, dy pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi në mjekimin intensiv vdiqën, pasi që zjarri ua ndërpreu furnizimin me oksigjen në Chelyabinsk, prokurori Vitaly Lopin tha për mediat lokale.
Të dhënat fillestare janë ende duke u verifikuar.
Prokurori Lopin tha në një deklaratë: “Do të bëhet një vlerësim i veprimeve të të gjithë zyrtarëve, përfshirë ata që janë përgjegjës për funksionimin e kësaj kabine oksigjeni.
“Sipas të dhënave paraprake, gjatë shkëputjes së oksigjenit menjëherë para ose pas shpërthimit, dy pacientë në gjendje të rëndë vdiqën”.
Rusia sikurse edhe vendet e tjera të botës është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit që ka shkaktuar mbyllje të shumta nëpër Evropë./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...