Ahmet Mesut Yilmaz, i cili shërbeu si kryeministër i Turqisë në vitet ’90, vdiq sot në një spital të Stambollit në moshën 73-vjeçare.
Mjeku kryesor i spitalit ”Florence Nightingale”, Ozgur Samilgil njoftoi për vdekjen e Yılmaz, i cili vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit.
Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.
Yılmaz, ish-kryetar i partisë ”Anavatan” (”Mëmëdheu”) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999, duke shërbyer si kryeministër për një periudhë prej dy vjetësh në total.
I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017./AA/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...